Prindër, ju që dërgoni fëmijët në çerdhe, kujdes kur largoheni, mos ikni fshehurazi fëmijës. Kjo mënyrë të vepruari është është shumë traumatike për fëmijën, pasi brënda këtij veprimi është braktisja dhe gënjeshtra. Nëna i thotë fëmijës se do të shkojnë në kopësht sëbashku dhe sa arrijnë aty, nëna zhduket papritur dhe fëmija mbetet vetëm në krahët e një gruaje të panjohur në një mjedis të panjohur.

Fëmija në moment pushtohet nga dyshimi, frika, trishtimi dhe inati. Gjëja e parë që mendon fëmija, është që nëna nuk e do më dhe do të shpëtojë nga fëmija. Veprimi i duhur është, që nëna me qetësi, duhet të largohet duke e përshëndetur fëmijën dhe të mos influencohet nga sjellja e saj apo e tij, pra të qarat e fëmijës. Kur nëna ikën e sigurt dhe e qetë duke e përshëndetur fëmijën, kjo sjellje e nënës është sjellje siguruese për fëmijën, natyrisht jo në çast, por i lë të kuptojë që nëna e beson personin që e ka marrë në krahë. I tregon se në vëndin që e ka sjellë dhe do të kalojë disa orë të ditës, ështëi i sigurt dhe nuk ka përse të trembet. Nëna apo babai duhet të kenë kujdes që të shkojnë ta marrë fëmijën në orën që i kanë premtuar fëmijës.


E qara e fëmijës ka disa arsye. Një shkak i të qarit mund të jetë se nuk do të rrijë vetëm pa nënën dhe kur qan e di që nëna vjen dhe rri me të. Një shkak tjetër, mund të jetë kur e qara është kthyer në sjellje, fëmija i arrin gjërat pasi qan fort. Dhe një shkak i tretë, e qara është forma më e mirë për të demostruar vuajtjen e vet dhe nuk është e dëmshme siç e mendoni. Më mirë ta tregojë vuajtjen dhe edukatorja pranë fëmijës ta ngushëllojë duke i dhënë të drejtë që është i/e mërzitur. Dhe do të ishte shumë mirë ti thoshte, se nuk ka trimëri më të madhe se të përballosh ndarjen nga mami kur vjen në kopsht. Qëndrimi i edukatores në këto raste është shumë i rëndësishëm, ajo ose e qetëson fëmijën dhe i shton besimin te nëna ose e trëmb dhe e nënshtron fëmijën. Lira Gjika. /MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj!

/MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike.
Loading...
[wpedon id=16879]