KUR BOTA I KTHEU SHPINËN RUANDËS

Nyanza, Ruanda, 1994.

“Kur bota i ktheu shpinën Ruandës”: kështu James Nachtwey kujton gjenocidin e Ruandës. Gazetar lufte gjithmonë i pranishëm në skenarët më të vështira dhe kontradiktore sociale, Nachtwey e mori këtë fotografi në Nyanza, në një spital të Kryqit të Kuq. Fytyra në foto është ajo e një djali të burgosur, të rrahur dhe më në fund i plagosur nga thikat e militantëve Interahamwe. Djali, një Hutu, i mbijetoi mrekullisht dhunës por kur Natchewey e takoi, djali në foto nuk fliste, mezi ecte dhe gëlltiste.

Gjenocidi Ruandës: disa flasin për 800,000 të vdekur, disa të tjerë për më shumë se 1 milion.

Në fillim gjermanët dhe me pas belgët luajtën rolin kryesor në transformimin e grupeve hutu dhe tutsi. 
Ruanda ishte e populluar nga 3 grupe etnike : Hutu 84%, Tutsi 15% dhe Tëa 1 %.
Historikisht Hutut merreshin me bujqësi ndërsa Tutsit me blegtori.
Gjurmet e konfliktit në Ruanda i hasim nga koha e sundimit kolonial të Belgjikës 1916- 1962, e cila ndau karta identiteti për te identifikuar grupet etnike në Ruanda. Këto dy grupe etnike kishin jetuar për më shume se 500-600 vite në paqe, si nje grup i vetëm; flisnin të njejtën gjuhë, dhe kishin pasur gjithashtu martesa të përziera. Në përiudhën e kolonializmit pjestarët e grupit etnik Tutsi ishin të favorizuar në aspektin e arsimimit dhe punësimit ndersa pjestarët e Hutuve ishin lënë pasdore; shpërndarja e kartave per identifikimin në bazë të grupit etnik, ndikuan për të rritur tensionet mes grupeve Hutu dhe Tutsi. Tensione që i çuan këto 2 grupe në një lufte civile.

Kur më 6 prill të vitit 1994 filluan incidentet, pjesa e madhe e personelit ushtarak dhe vëzhgues të Kombeve të Bashkuara (OKB) u largua nga vendi.
OKB-ja edhe pas 3 javësh nga fillimi i akteve të gjenocidit, ngjarjet i vlerësoi si masakër të madhe dhe shmangu të përdorë konceptin e gjenocidit.
Në Ruanda ku ndodhi një nga gjenocidet më të mëdha të kohëve të fundit, në 100 ditë kanë humbur jetën 800 mijë – 1 milion qytetarë të këtij vendi, shumica e të cilëve ishin nga grupi etnik Tutsi.

/MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike.
Loading...
[wpedon id=16879]