Kur barinjte shqiptare specializoheshin ne Itali

Me 7 maj 1929, ne faqen e pare te “Gazeta shqipetare”, e cila shtypej ne Bari te Italise u botua nje interviste e ministrit te Ekonomise Kombetare Musa Juka mbi problemet e bujqesise dhe rendesine qe ky sektor kishte per ekonomine shqiptare. Ai pasqyronte angazhimin e qeverise per vitalizimin e ketij sektori, i cili konsiderohej prioritet i shtetit shqiptar.

Ne kete kuader, nje rendesi me vete kishte edhe blegtoria. Per kete arsye, organizatori italian i kesaj ministrie kishte filluar nje inspektim ne te gjith vendin per te studiuar rracat e ndryshme dhe per te perpiluar nje raport per importimin e atyre bagetive qe ishin te nevojshme per kryqezimet e shumimin e tyre. Nga ana tjeter, kjo ministri kishte vendosur te dergonte per specializim ne Itali nje komision prej 20 barinjsh, te cilet do perfitonin eksperience ne fushen e veterinarise. Kjo shihej si nje rrugezgjidhje per zhvillin e blegtorise dhe mbulimin e sherbimit veterinare nga vete pronaret e tufave.

Ju pëlqen!

Prandaj, lajmi i para disa muajve per krijimin e Akademise se Barinjve nga Ministria e Bujqesise, nuk perben novacion. Qe ne vitin 1929 barinjte shqiptare specializoheshin ne Itali.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.