Një infermiere u afrua në anën e krevatit të pacientit të lodhur nga sëmundja dhe të dëshpëruar, për t’i thënë:Djali juaj është këtu“.

Asaj iu desh t’i përsëriste fjalët disa herë derisa sytë e pacientit të hapeshin.

Eja djalosh“, – i thirri ushtarit që priste më këmbë në korridor.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Me një qetësi të rëndë për shkak të dhimbjes nga sulmi në zemër, ai mezi e dallonte djaloshin me uniformë që qëndronte në këmbë jashtë tendës së oksigjenit. Ai i zgjati dorën.

Ushtari i mbylli gishtat e tij të ashpër e të vrarë rreth duarve të mpira të të moshuarit, duke përçuar një dashuri dhe inkurajim.

Infermierja solli një karrige në mënyrë që ushtari të mund të ulej pranë shtratit të të atit. Gjatë gjithë natës, djaloshi qëndroi i ulur atje në pavionin me drita të zbehta, duke mbajtur dorën e të atit dhe duke i thënë fjalë dashurie dhe force.

Herë pas here, infermierja i sugjeronte ushtarit të largohej dhe të pushonte për pak kohë, pasi ishte lodhur, por ai nuk pranoi.

Sa herë që infermierja vinte në pavion, ai ishte i pavëmendshëm ndaj saj dhe zhurmave të natës së spitalit – zhurmën e bombolës së oksigjenit, të qeshurat e anëtarëve të stafit të natës që shkëmbenin përshëndetjet apo klithmat dhe rënkimet e pacientëve të tjerë.

Ai e kishte mendjen vetëm tek ai baba i moshuar që shtrihej aty duke luftuar mes jetës dhe vdekjes, në praninë e “birit” që e kishte përmalluar prej kohësh.

Herë pas herë infermierja  e dëgjonte tek i thoshte atij fjalë të ëmbla. Babai që po vdiste nuk mund të thoshte asgjë, vetëm shtrëngonte dorën e të birit gjatë gjithë natës.

Me ardhjen e agimit, babai i moshuar vdiq. Ushtari ia lëshoi dorën e pajetë që e kishte mbajtur deri më tani dhe shkoi t’i tregonte infermieres. Ndërsa ajo bëri atë që duhej të bënte, ai po e priste në korridor.

Më në fund, ajo doli. Ajo filloi të shprehte simpatinë dhe respektin që kishte krijuar për atë si një bir që nuk e la të atin për asnjë çast vetëm deri sa ndërroi jetë, por Ushtari e ndërpreu atë.

Kush ishte ai njeri?” – e pyeti ai.

Infermierja e befasuar nga pyetja, i tha: “Si kush ishte, ai ishte babai juaj“.

“Jo, zonjë ai nuk ishte im atë. Unë kurrë nuk e kam parë më parë atë zotëri në jetën time”, – ia ktheu djaloshi.

“Atëherë pse nuk ma thatë këtë që kur unë ju thirra për të hyrë ta takonit?”

“E kuptova menjëherë se kishte ndodhur një gabim, por gjithashtu e dija se ai zotëri i gjorë ishte përmalluar dhe kishte nevojë për djalin e tij ushtar, por djali i tij nuk ishte këtu. Kur kuptova se ai ishte shumë i sëmurë për të dalluar nëse unë isha djali i tij apo jo, duke e ditur se sa kishte nevojë për mua, qëndrova.”

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...