KUR ANALISTËT LUAJNË ROLIN E KUSHTETUESËS

Me 25 Mars 2020, me iniciativën e kryetarit të LDK-ës Isa Mustafa për  mocionit e  mosbesimit ndaj Qeverisë, Kuvendi i Republikës së Kosovës me ndihmën e opozitës, përmbysi Qeverinë legjitime të zgjedhur me  vota demokratike të sovranit. Kështu, në kohën e një krize dhe situate shumë specifike globale të pandemisë që ka kapluar edhe Kosovën, Qeveria e saj është në detyrë me kompetenca të kufizuara veprimi.

Shtetet më të zhvilluara botërore me sistem më të avencuar shëndetësor, në këto momente po përballen me një krizë shumë të rëndë sanitare ku menagjimi po i tejkalon mundësitëe tyre reale. Në Itali ka mbi 11 mijë viktima, Spanja gjendet para kolapsi sanitar, kur Franca transporton të sëmurit të inkubuar me aparate respiratore artificiale me trena TGV, me helikopter, anije drejt qyteteve tjera ku ende ka vende të lira, transoprton me aeroplan në Gjermani aty ku ende ka shtretër të lirë, kurse Kosova përmes deputetëve me maska ka përmbysur Qeverinë duke e zhveshur nga kompetencat kushtetuese, e cila gjer më tani ka menagjuar me sukses krizën.

Ju pëlqen!

Krahas problemit sanitar me koronavirusin tani më është paraqitur edhe kriza ekonomike, e cila në vijim mund të përshkallzohet edhe më rëndë.  Ligji mbi Buxhetin, përveç tjerash, parasheh edhe Fondin Rezervë të shtetit, si një kategori e veçantë me dedikim specifik. Këto mjete deblokohen vetëm në rast të ndonjë fatkeqësie natyrore apo epidemie. Është për t’u habitur se si qeveria e kaluar e zbrazi këtë fond me një shumë prej 6 million euro, që në këto momente do të kishin zbutur situatën sanitare, sado pak.

Kësaj krize po i shtohet edhe një situatë tjetër nga disa portale, analistë dhe gazetarë, të cilët marrin guximin të japin mendimin e tyre se si duhet të veprojë presidenti në formimin e një qevrie të re. Në këto momente nuk duhet krijuar huti në opinion duke  dhënë mendime paushalle, sepse ata nuk janë profesionalisht të kualifikuar ose specialistë të kësaj fushe, sepse për këtë ekziston Gjykata Kushtetuese.

Prandaj të gjithë subjektet që kontestojnë një dispozitë ligjore, akt tjetër normativ, vendim e tj. i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për vlerësimin e kushtetueshmërisë në mënyrë punktuale ose bënë  interpretimin e saj në frymën e Kushtetutës.

Kur Gjykata Kushtetuese merr vendim për një çështje të caktuar, ajo bëhet e obligueshme dhe zbatohet në të gjitha rastet tjera identike, që në gjuhën juridike quhet jurisprodencë, e cila oblikativisht zbatohet deri në ndryshimin e ardhshëm të Kushtetutës , për t’a bërë si normë juridike, së paku kjo është praktikë e shpeshtë në Europën Perëndimore.

Në këtë kontekst në Kosovë kemi patur dy raste, më 2010 dhe 2017, në dy rastet është shkuar në zgjedhje të reja të parakohshme.

Në bazë të kësaj praktike, presidenti edhe një herë duhet të kërkojë nga koalicioni fitues, respektivisht nga partia fituese e zgjedhjeve, LVV, të propozojë një person tjetër si mandatar të ri për formimin e qeverisë. Por nëse Lëvizja Vetvendosje nuk propozon, atëherë presidenti nuk mund të  kërkoj krijimin e një qeverie gjithëpërfshirëse, sepse ajo nuk e ka mandatinn e sovranit, sovrani ka votuar ndryshe, duke i çuar ata në opozitë.

Prandaj në rastin konkret, zgjidhja është e qartë se si duhet të veprojë prsidenti Thaçi,ai duhet të caktojë datën e zgjedhjeve të parakohshme, të cilat do të mbaheshin kur të krijohen kushtet, pas krizës sanitare, kurse deri atëherë Qeveria Kurti duhet të qeverisë vendin madje duka ia kthyer kompetencat, sepse çdo interpretim dhe vendim ndryshe do të jet shkelje e Kushtetutës.

Qëllimi i presidentit Thaçi është formimi i një Qeveri të re me të njejtën përbërje të Kuvendit që votuan mocionin e mosbesimit dhe përmbysën Qeverinë, t’a kontrabandojë Marrëveshjen që parasheh shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, për të cilën shumë analist botërorë thuan se është e gatshme.

Prandaj duke patur parasysh praktikën e gjertanishme të votimeve në Kuvendin e Kosovës, ku votohet në baza partiake ashtu siç kërkon kryetari i partisë, siç ndodhi kur u përmbys Qeveria Kurti, e jo ashtu siç ka kërkuar dhe votuar sovrani, zgjidhja më e mirë është që Marrëveshja Kosovë – Serbi t’i nënshtrohet Referendumit, sepse vetëm kështu do jet legjitime.

  1. Edhe kësaj rradhe përgëzime dhe falemnderime për mantilbardhët, policinë dhe të gjithë ata që kontribuojnë për parandalimin e covid-19.

Rri në shtëpi.

 

Me 30 Mars 2020                                                 Skender Musliu, jurist i diplomuar

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!