Kombëtarja shqiptare është favorite sonte ndaj Lituanisë, por sa i përket historikut, gjithçka është e barabartë. Dy herë ka fituar Shqipëria dhe dy herë Lituania nga 4 përballje mes tyre. Dy ndeshje janë zyrtare, përkatësisht dy sfidat që janë luajtur për kualifikueset e Botërorit 1994.

Ndeshja e parë me lituanezët është ajo e 3 korrikut 1992, ku Shqipëria fitoi 1-0 me Lituaninë. Sfida e kthimit, e luajtur në Lituani, përfundoi me fitoren e vendasve 3-1, më 14 prill 1993.

Mes Shqipërisë dhe Lituanisë janë luajtur edhe dy miqësore. E para më 1 mars të vitit 2006, në Tiranë, ku Lituania fitoi me rezultatin 1-2. Ndërsa miqësorja e dytë më 26 mars të vitit 2013, ku kuqezinjtë fituan në “Qemal Stafa” asokohe me rezultatin bindës 4-1. Kjo ndeshje, për shkak se zëvendësimet e kaluan limitin, nuk është njohur në statistikat e FIFA-s.

Ju pëlqen!

Sa i takon kundërshtarit të sotëm, ai pozicionohet 131-ti në renditjen momentale të FIFA-s, shumë poshtë Shqipërisë, që renditet e 66-ta. Takimi Shqipëri-Lituani, sonte në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”, do të gjykohet nga një treshe ukrainase. Kuqezinjtë janë favoritë, por historia ka treguar se janë lënë pikë edhe ndaj skuadrave më të dobëta në letër, ndaj duhet kujdes.FORMACIONI I MUNDSHËM

Edy Reja pritet që të bëjë ndryshime sot. Strakosha mund të mos ketë dyshime për këtë ndeshje ndërsa përpara tij, edhe pse trajneri mund ta konfirmojë pesëshen, pritet që Mihaj të zërë vendin e Veselit. Gjimshiti e Dermaku plotësojnë treshen e prapavijës, ndërsa Hysaj dhe Trashi me gjasë konfirmohen sërish.

Debutuesit – Do të ketë minuta për Armando Brojën. Sulmuesi pritet që të jetë edhe nga minuta e parë, por mbetet për t’u parë nëse trajneri do t’i besojë deri në fillimin e ndeshjes apo jo. Dy të tjerë që pritet të marrin minutat e para me Kombëtaren që nga starti i kësaj ndeshjeje janë Qazim Laçi dhe Endri Çekiçi.

Të dy mesfushorët pritet që të zënë vendet e Bares dhe Abrashit, të cilët kanë vrapuar jashtëzakonisht shumë në Bjellorusi. “Gladiatori” Gjasula pritet të jetë edhe një herë pikë referimi në mesfushë…

Sulmi – Në sulm, Armando Sadiku pritet të ketë besimin për të nisur nga minuta e parë. Megjithatë, edhe për këtë rol ka ende dyshime. Mbi të gjithë, tre janë edhe alternativat kryesore për dy postet titullare: Manaj, Broja dhe Sadiku.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.