Thelbi i mbrojtjes së Izraelit kundër sulmeve me raketa nga Hamasi është e ashtuquajtura „Kupola e Hekurt“ (Iron Dome). Ashtu si sistemet e tjera të mbrojtjes, ky sistem zbulon raketa sulmuese dhe përpiqet t’i gjuajë këto raketa, me raketat e veta mbrojtëse.

Sistemi izraelit ndryshon dukshëm nga sistemet si ai rus S-300, S-400, S-500 ose sistemi “Patriot” nga SHBA. Ky sistem është përshtatur posaçërisht për situatën e veçantë të kërcënimit  rajonale të Izraelit. Në një kuptim, ky sistem vepron duke ofruar mbrojtje në rrezen e shkurtër apo të mesëm – perimetri maksimal i një rakete është vetëm 70 kilometra. Sidoqoftë, një bateri mbrojtëse nuk krijon një kupolë mbrojtëse me një diametër prej 70 kilometrash. Radiusi efektiv mbrojtës në formë kupole mbulon një zonë prej vetëm 7 kilometrash, që është rreth 150 kilometra katrorë.

Kjo nuk do të thotë që “Kupola e Hekurt” është më i dobët në krahasim sistemeve të tjera vetëm sepse ato kanë një rreze më të gjatë veprimi, sistemi izraelit është i aftë të lëshojë raketa në distanca të shkurtra, diçka që sistemi rus S-400 nuk mund ta bën.

Ju pëlqen!

Qëllimi i Hamasit është terrori

Raketat e Hamasit janë të thjeshta. Ato nuk janë armë të teknologjisë së lartë. Megjithatë ato përbëjnë një kërcënim. Raketat e Hamas janë të vogla, ato mund të transportohen lehtësisht dhe të ruhen pa u vënë re, dhe mund të lëshohen shpejt nga ekipe pa ndonje përgatitje të specializuar. Përkundër sovranitetit absolut ajror të Forcës Ajrore Izraelite dhe mbikëqyrjes së përhershme nga dronët, IDF (Forca e Mbrojtjes së Izraelit) nuk mund të parandalojë lëshimin e një numri të madh raketash siç vrehet së fundmi. Raketat e Hamas zakonisht mbajnë vetëm 5 kilogramë eksplozivë dhe nuk drejtohen me saktësi ndaj objektivave ushtarake, por ato hedhen pa përzgjedhe dhe drejtim ndaj cakut. Kjo do të thotë se ata nuk mund të godasin një shënjestër saktësisht, por në rastet më të mira ata godasin një zonë të synuar, me qëllim të krijimit të terrorit në popullatën civile. Së bashku me sasinë e vogël të eksplozivëve dhe rrezen e vogël të goditjes, bëhet e qartë se këto raketa nuk kanë efekt ushtarak në kuptimin e vërtetë të fjalës. Ato janë armë të pastra terroriste që synojnë të përhapin frikë dhe terror mes popullatës civile, por që kurrë nuk mund të shkaktojnë dëme vendimtare në një betejë.

Përparësia në krahasim me sistemet amerikane e ruse

Përderisa bateritë e shtrenjta dhe komplekse të mbrojtjes të SHBA-së si Patriot dhe Rusisë si S-400 janë ndërtuar për të eleminuar disa sulmues si raketa apo avion luftarak, kupola hebreje u krijua që nga fillimi për të zmbrapsur sulmet e raketave të hedhura në formacion tufe. Një bateri izraelite përbëhet nga një radar (EL / M-2084-Multi-Mode-Radar), një qendër kontrolli dhe deri në katër startues me nga 20 raketa secila. Një njësi mund të kapë mbi 1000 objekte sulmuese dhe të luftojë gjashtë objekte sulmuese në të njëjtën kohë. Nëse disa bateri lidhen e ndërveprojnë, krijohet mburoja efikase me diameter më të madh.

Ndërsa një raketë anti-ajrore “normale” si RIM-162 Evolved Sea Sparrow Missile e prodhuar nga Raytheon kushton midis 640.000 dhe 800.000 dollarë, “Kupola e Hekurt” është shumë më e lirë. Një e shtënë thuhet se kushton vetëm 20.000 dollarë. Kur është e mundur, izraelitët kundërshtojnë çdo objekt që fluturon me dy raketa mbrojtëse në mënyrë që të zgjedhin gjasat e goditjes (Killrate). Me gjasa shkalla elminuese për të shtënë duhet të jetë 90 përqind kur raketa sulmuese vepron në zonën e mbrojtjes, dhe me një goditje të dyfishtë (dubletë) saktësia rezulton në pothuajse 99 përqind.

Luftimet aktuale tregon se “Kupola e Hekurt” është superior ndaj Hamasit, por nuk ofron mbrojtje 100 përqind. Mrekullitë nuk duhet t’i atribuohen vetm sistemit efikas izraelit. Hamasi është një kundërshtar teknologjikisht më i prapambetur që vepron duke hedhur raketa e pastaj fshihet në systemin e rrjetit të tunelëve nëntokësor në Rripin e Gazës. Një kundërshtar tjetër, mbase më i përparuar në kushte të tjera do mundohej ta sulmojë ose ta prishë në mënyrë elektronike sistemet izraelite, apo ai do të përpiqej të fikte me qëllim sistemet e radarëve të ID, gjë të cilën nuk e kanë si objektiv raketat e Hamas. Po ashtu mbushja e kufizuar me lëndë plasëse e bënë dëmin e tyre më të kufizuar, ndryshe do ishte, po të hedhëshin raketa me armë precize me 500 kilogramë eksploziv.

Duke marr parasysh koston e lirë si dhe rreziqet e ngjajshme rajonale, sigurimi i ca baterive si “Kupula e Hekurt” nga ana e shteteve shqiptare do ishte goxha i përshtatshëm e i duhur në aspektin ushtarak dhe ekonomik sidomos për t’ju përgjigjur rreziqeve nga ushtria serbe!

Alban Ademi,
MekuliPress

Burimi: Janes, dpa

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.