Kumbullat përmbajnë më tepër se 80 lëndë ushqyese. Kumbullat (të freskëta dhe të thara) ndihmojnë për të përthithur më mirë hekurin në trup, për shkak se ato janë një burim i mirë i vitaminës C.

Një kumbull përmban 84 % ujë, 0.6% proteina, 10% karbohidrate dhe 2.1 g fibra dietetike. Përveç kësaj, kumbullat kanë nivel të ulët të yndyrave dhe kalorive dhe përqindje të lartë të vitaminave A, C dhe E, kalcium, magnez dhe kalium.

Në këtë postim do t’ju tregojmë përfitimet shëndetësore që merrni nëse konsumoni kumbulla të thata dhe natyrale:

Luftojnë kapsllëkun: kumbullat janë një nga kurat më të mira natyrale të kapsllëkut. Hani kumbulla të thata ose ziejni ato dhe konsumojini dy herë në ditë.

Parandalojnë diabetin e tipit 2: Kumbullat kanë indeks të ulët glicemik, që do të thotë se mund t’iu ndihmojnë të kontrolloni nivelin e sheqerit në gjak dhe të zvogëloni rrezikun për të zhvilluar diabet të tipit 2.

Parandalojnë sëmundjet kardiovaskulare: Një kumbull e freskët përmban 113 mg kalium, i cili ndihmon për të kontrolluar tensionin e lartë të gjakut dhe zvogëlon rrezikun e goditjes në tru dhe në zemër.

Forcojnë kockat: Studiues nga universitetet e shtetit të Florida-s dhe Oklahoma-s kanë shqyrtuar për 12 muaj 2 grupe grash në periudhën e pas menopauzës. Një grup konsumoi 100 g kumbulla të thara në ditë dhe grupi tjetër konsumoi 100 g mollë të thata në ditë. Të dy grupet konsumuan suplemente të kalciumit dhe vitaminës D. Grupi që konsumoi kumbulla të thata kishte dendësi më të lartë të kockave në shpinë dhe parakrahë.

Përmirësojnë tretjen: kumbullat janë burim shumë i mirë fibrash dhe ju ndihmojnë të përmirësoni tretjen dhe ju ndihmojnë të bini në peshë.

Parandalojnë kapsllëkun: kumbullat përmbajnë antocianinene (pigmenti i kuq në blu që ndodhet tek kumbullat, e cila ka aftësi në eliminimin e radikaleve të lira nga organizmi.