Juventus ka djegur konkurencën e Inter, duke arritur akordin me Veronën për Marash Kumbulla. Për mbrojtësin shqiptar, bardhezinjtë janë gati të investojnë 32 milionë euro mes pagesës dhe lojtarëve në shkëmbim. Lajmin e bën të ditur ‘La Stampa’.

Kumbulla është një nga lojtarët më premtues të Serie A dhe qendërmbrojtësi i përfaqësueses së Shqipërisë e ka ndërtuar këtë status me performanca spektakolare në këtë sezon, që kanë bërë që në gjurmët e tij të vihen shumë klube, një situatë që mbi të gjitha i ka leverdisur Veronës, që ka parë cmimin e lojtarit të kapërcejë nga 20 milionë në mbi 30.

Qendërmbrojtësi ka admirues edhe jashtë kufijve të Italisë. Në Gjermani Dortmund e Leipzig ndjekin me kujdes situatën, por të qartë se janë të pa favorizuar në garë me klubet italiane, që shqiptari i lindur përtej Adriatikut do ti zgjidhte në rast të një oferte në ekuilibër. Në Angli, Tottenham, Chelsea e mbi të gjithë Liverpool mbajnë nën vëzhgim shqiptarin, pa harruar edhe Everton të Ancelotti, që e kanë shprehur hapur se kërkojnë Kumbullën në skuadër, por sic duket historia e 20 vjecarit shqiptar është duke marrë një drejtim: atë bardhezi.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!