Sipas rrëfimit biblik, ishte Babeli (i identifikuar me qytetin e Babilonisë, në Mesopotami, edhe pse disa studiues të sotëm nuk bie dakord), vendi ku njerëzit filluan të mos e kuptonin më njëri-tjetrin. Në fakt në atë rast, nuk ishte faji i njerëzve, por gjithçka ndodhi si pasojë e vullnetit të Zotit.

“E gjithë toka kishte një gjuhë dhe të njëjtat fjalë. (…) Pastaj njerëzit thanë: “Ejani, le t`a ndërtojmë një qytet dhe një kullë, maja e së cilës të prekë qiellin, dhe le të bëjmë një emër për veten tonë, në mënyrë që të mos shpërndahemi në të gjithë Tokën”.

Por Zoti zbriti për të parë qytetin dhe kullën që po ndërtonin njerëzit, dhe tha: “Shihni! Ata janë një popull dhe flasin që të gjithë një gjuhë; ky është fillimi i punës së tyre, dhe tani ajo që ata planifikojnë të bëjnë nuk do të jetë e pamundur. Pra, le të zbresim dhe t’u ngatërrojmë gjuhën, në mënyrë që ata të mos kuptojnë më gjuhën e njëri-tjetrit”.

Ju pëlqen!

Kështu sipas vullnetit të Zotit, njerëzit ndërprenë projektin e madh, dhe u shpërndanë në të gjithë Tokën. Por Kullën e Babelit e përmend jo vetëm Bibla. Edhe një poezi e lashtë sumere flet për të, ndërsa më vonë historiani grek Herodoti, dhe pas tij shkrimtarët e epokës romake.

Rrëfimi biblik u frymëzua thuajse me siguri nga ziqqurat (godina)më e madhe dhe më e rëndësishme e Babilonisë, e quajtur Etemenanki, një ndërtesë më përmasa gjigante e ndërtuar nga Babilonasit pikërisht për t’u ngjitur deri në qiell.

Nga poshtë, Etemenanki mund të dukej si një shkallë duke u ngjitur përmes reve, që të çonte në Parajsë. Ajo ishte të paktën 91 metra e lartë (për krahasim, Kulla Piaçentini në Xhenova është108 metra e lartë, dhe ishte pallati më i lartë i banuar nëItali gjatë viteve 1940- 1954).

Afrimi me Perënditë, ishte qëllimi kryesor i saj godine. Babilonasit e ndërtuan atë në një vend që ata e konsideronin si qendrën e saktë të Universit. Vendin ku Zoti Marduk kishte krijuar botën. Vetëm nga atje, mund të hynin në komunikim qielli dhe toka.

Po si?Duke ndërtuar një shkallë që ishte shumë e lartë. Mundësia e komunikimit me Perëndinë, apo ndoshta aspirata drejt pafundësisë, është padyshim një nevojë e ndjerë që nga kohërat antike. Sipas disa burimeve, ishte sundimtari Hamurabi, ai që nisi ngritjen e ziqqurat-it të madh që në mijëvjeçarin II para Erës Sonë.

Pastaj, piramida e madhe me shkallës u shkatërrua dhe u rindërtua disa herë. Kati i fundit i Etemenanki, ishte i ndarë në disa dhoma gjumi luksoze të destinuara për Zotat, secila me emrin e hyjnisë për të cilën ishte menduar, dhe qëtë gjitha të mobiluara në mënyrë luksoze me divane të rehatshëm dhe shtretër shumë të kushtueshëm.

Njëra ishte për Marduk-un dhe gruan e tij Sarpanitum, një dhomë tjetër për Nabu dhe gruan e tij Tashmetu. Dhe pastaj ishin dhomat e tjera për Zotat e Ujit, Dritës dhe Diellit. Ato nuk u përdorën kurrë nga njerëzit, pasi ishin të destinuara për Perënditë, të cilët i përdorën ato për pushimet e tyre, ose të paktën kështu pretendonin priftërinjtë babilonas.

Akoma më lart ishte një tempull, me një dhomë qendrore që përdorej për dasma të shenjta: brenda kishte vetëm një divan dhe një tryezë,që të gjitha prej ari. Vetëm një grua, e zgjedhur nga vetë Marduk, mund të merrte pjesë në dasmë.

Ishin priftërinjtë ata që informonin një nga gratë e Babilonisë për vëmendjen që u kishte kushtuar Perëndia. E përzgjedhura ngjitej në tempull, afër qiellit dhe priste Mardukun. Askush nuk mund të thotë se çfarë ndodhte atje lart, në re, por kur rikthehej në tokë e zgjedhura ishte e sigurt se kishte bërë dashuri me Perëndinë.

Ndërtimi i Etemenanki ishte një sipërmarrje e madhe, e ri-konstruktuar disa herë, pasi u shemb disa herë. Aleksandri i Madh, që u mahnit nga bukuria e Babilonisë, e rrafshoi ziqqurat-in, që duhet të ketë qenë tashmë i shkatërruar, me premtimin e rindërtimit të tij. Ai nuk pati kohë, pasi vdiq në Babiloni në moshën 33-vjeçare.

Kështu, për dy mijëvjeçarë, reliket e ziqqurat-it mbetën të varrosura, ndërsa Kulla e Babelit tani ishte vetëm një legjendë rreth zemërimit të Zotit dhe arrogancës së njerëzve. Pastaj,arkeologët zbuluan bazën e Kullës, një shesh me përmasa91x91 metra, i vendosur në qendër të një zone prej 500 metrash, saktësisht siç e përshkruanin të lashtët. Sot, nëntokë ekzistojnë fizikisht vetëm disa tulla prej balte. Por miti i krijimit të gjuhëve të ndryshme të botës, dhe shpërndarja e njerëzve në Tokë, do të mbetet i gjallë në përjetësi. / VanillaMag – Bota.al

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.