Sali Nivica

Ne kete vend idealistet jane te ralle, por aq te pakte sa jane, shkelqejne me personalitetin e tyre.
Ne date 10 janar eshte 101 vjetori i vrasjes barbare te Sali Nivices, mesues, patriot e gazetar qe ne Shkodren e viteve 20′ kishte themeluar gazeten “Populli”. Gazeta “Populli” ishte nje tribune e mendimit te lire dhe pasqyronte me pathos perpjekjet e kombit shqiptar per te krijuar shtet modern.

Sali Nivica, i lindur ne Rexhin te Kurveleshit, i diplomuar ne Robert College ne Stamboll, i punesuar si arsimtar ne Durres, gazetar e anetar i Komitetit “Mbrojtja Kombetare e Kosoves” ne Shkoder, perfaqeson brezin e shkelqyer te studenteve idealiste shqiptare qe u mekuan me vargjet e Naimit, aksionin luftarak te vellezerve Topulli, publicistiken therrese te Konices,epiken e satiren e Fishtes. Sali Nivica ishte nje dishepull e tyre dhe vet me vepren e tij pasuroi dhe coi perpara mendimin idealist e shtetformues shqiptar…

Ju pëlqen!

I paharruar!

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.