Shefki Popova u vra sot para 19 viteve në prag të derës së shtëpisë së tij. Vrasja u bë pas luftës, tinëzisht, natën nga qyqarë të paguar për të heshtur ndonjë të vërtetë e cila do ti kishte prishur punë ndokujt!

Vrasësit jetojnë diku me ndërgjegjjen e tyre, por le ta dijnë se: “Heshtja nuk është harresë”!

Kush ishte intelektuali Shefki Popova?

Shefki Popova ka lindur me 17 Maj 1951 ne Vushtrri për të ndërtuar një jetë prej gazetari dhe aktivisti të pashoq me veprat e të cilit do të mund të krenohet mbarë qyteti dhe vendi për të cilin Shefkiu informoj disa vite.

Shkollen fillore dhe të mesmen e ka perfunduar në Vushtrri ndersa studimet në UP fakulteti Juridik-Dega e Gazetarisë.

Ne gazeten Rilindja ka punuar që nga viti 1974 si gazetar i rregullt.

Eshte rritur në një familje që gjithemonë është shquar për atdhedashur dhe arsimdashëse.

Shefkiu gjate punës së tij si gazetar është shquar për korrektesi dhe paanshmëri si dhe guxim sidomos gjatë kohës së okupimit serb.

Shkrimet e tija kanë qenë gjithemonë të mirëpritura dhe të respektuara nga opinioni mbarë shqiptar.

I ndjeri gjatë kohës së okupimit serb disa herë eshte rrahur e torturuar për shkak të shkrimeve kundër persekutimeve që po bente policia serbe në atë kohë.

Është vrarë me 10 Shtator 2000 në hyrje të baneses së tij ne Vushtrri nga persona ende të pa identifikuar.

Për veprimtarinë e tij është nderuar edhe nga Presidentja Jahjaga e cila i ka ndarë atij “Urdhërinë e Lirisë”.

Gazetaria shqipe me vrasjen e z. Popova humbi zërin dhe guximin kritk. /MekuliPress/ – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën e pavarur “MekuliPress”