Kujt i kujtohet kafiteria “Evergreen”?

Gjatë viteve të 90-ta, kur Serbia largoi dhunshëm shqiptarët nga institucionet, në Pejë për t’a mbajtur gjallë frymën e kultures pejane u kujdes kafiteria “Evergreen” në Kapeshnicë, me pronar gazetarin e njohur shqiptar, Feim Kurhasanin.

Kafiteria qe punoi në atë kohë, e cila gjatë viteve 1994-1997 ofroi hapësirë dhe së bashku me aktivistët e kultures pejane organizoi aktivitete kulturore.
-Vetëm brenda tri vitesh, në kafiterinë në fjalë, sipas monografisë “Peja nëpër vite e shekuj”, organizoi 42 ekspozita pikturash, mbrëmje muzikore me këngëtarë të njohur, promovime librash, mbrëmje humori etj…

Ju pëlqen!

-Me një fjalë, kafiteria “Evergreen” ishte një “institucion” i vërtetë kulturor e artistik që me sukses kreu shërbimin e tij, për t’a mbajtur në jetë jetën e artit dhe kulturës pejane dhe më gjerë.


Foto nga lokali “Evergreen”

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.