Një djalë i rritur në një familje të varfër, me shumë përpjekje në jetë ia doli të korrte sukses, të shkollohej dhe të punësohej në një vend pune me të ardhura shumë të mira. Gjatë gjithë këtij rrugëtimi, për fat të keq, humbi të ëmën e tij prej kancerit në vezore. Kjo ngjarje e trishtoi shumë, por pas shumë kohësh, duke parë që i ati i tij kishte nevojë për kujdes, vendosi të ecte përpara në jetë dhe të kujdesej për të.

Një mbrëmje ai e mori babanë e tij të moshuar në një restorant luksoz. Babai duke qenë shumë i moshuar dhe i dobët, ndërsa hante, i binte ushqim në këmishë dhe pantallona. Të tjerët në restorant e shihnin me neveri, ndërsa djali i tij ishte i qetë.

Pasi mbaroi së ngrëni, djali i tij që nuk ishte aspak i turpëruar, e çoi të atin në heshtje në tualet, i fshiu grimcat e ushqimit, i hoqi njollat, i krehu flokët dhe i vendosi syzet. Kur dolën, i gjithë restoranti po i shihte në heshtje të vdekur, duke mos qenë në gjendje të kuptonte se si dikush mund ta turpëronte veten publikisht kështu e aq më tepër të reagonte me qetësinë e tij.

Ju pëlqen!

Djali pagoi faturën dhe filloi të dilte me babanë e tij nga restoranti.

Në atë kohë, një plak në mesin e tavolinave e thirri djalin dhe e pyeti: “A nuk mendon se ke lënë diçka pas?”.

Djali u përgjigj: “Jo zotëri, nuk kam lënë”.

Plaku iu përgjigj: “Po, ke lënë! I le një mësim çdo djali për t’u kujdesur për prindin dhe një mesazh shprese për çdo baba se dikush do të kujdeset në të ardhmen për ta”.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.