Kandidatët për deputet të Kosovës, së fundmi po e shfaqin edhe fuqinë e tyre përballë kandidatëve tjerë të partive politike në Kosovë.

Këta kandidat për deputetë, pasi nuk po kanë vizion për të ardhmen, nuk kanë ndonjë plan program të mirëfilltë për kthimin e dinjitetit të qytetarëve të Kosovës, kanë zgjedhur për votuesit e tyre të shfaqin forcën dhe fuqinë.

Kështu, ish deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje të cilët e tradhtuan këtë subjekt politik për interesa personale dhe klanore e kurrë për interes të Kosovës dhe kombit shqiptar shkuan në Partinë Socialdemokrate – PSD.

Një grup bukur i madh doli nga LVV-ja duke shpresuar në shuarjen e kësaj lëvizje e cila më vonë e sidomos në këtë kohë po lufton për vendin e parë në këto zgjedhje përballë LDK-së.

Kosova kësaj radhe po shpreson që të shpëton prej të kaluarës të errët që na përcolli me dekada paslufte përshkak të krimit të madh të organizuar, korrupsionit, nepotizmit e çdo e zezë tjetër që ndodhi në këtë vend.

LDK-ja dhe LVV-ja do të jenë shpëtimi i Kosovës pas këtyre zgjedhjeve. E para dhe e dyta, normalisht që këto dy parti do të dalin, mirëpo cila do ta fitoj garën që të fitoj postin e kryeministrit mbetet ende dilemë, ngase shanset i kanë pothuajse të barabarta.

Tash, të rikthehemi tek të fortit e PSD-së të cilët duke u munduar të ia bëjnë gropën LVV-së kjo parti vetëm sa u rrit edhe më shumë. Madje tash e pastruar prej këtyre “bishave” të cilët nuk lanë gjë pa thënë në kohën kur ishin brenda LVV-së për AAK-në, Ramush Haradinaj dhe komandantët tjerë të partive politike.

Mirëpo, duke e parë vetën si humbës, pasi ranë në gropën e bërë vet për Lëvizjen Vetëvendosje, i harruan kritikat, akuzat e rënda drejtuar Ramushit vetëm e vetëm që të mbesin edhe pak gjallë në politikë.

PSD-ja po të garonte vetëm do të ishte fundi i tyre, pasi nuk kaun votë nga populli. Vota për PSD-në sjellin vetëm familjarët e këtyre kandidatëve për deputetë dhe asnjë nuk do të marrin më shumë.

Megjithatë, sado një numër i vogël që është, për AAK-në do të jetë një rritje, e duke shtuar këtu edhe numrin e madh të veteranëve, që padyshim shumica prej tyre janë nga Dukagjini që vëllezërit Haradinaj me peshën e madhe të tyre i kaun futur pa asnjë dilemë do të ketë një rritje befasuese në këto zgjedhje. Por kjo rritje nuk është që do ta bëjë nga koalicioni me PSD-në, por ekskluzivisht nga veteranët mashtrues dhe nga nepotizmi që gjatë kohës kur ishte kryeministër i Kosovës, Ramush Haradinaj punësoj qindra mijëra qytetarë, simpatizantë dhe të afërmit të tyre.

Megjithatë, AAK-PSD do të jenë shumë larg dy partive të para, që janë LDK-ja dhe LVV-ja.

Grupi i PSD-së edhe sa ishte në Lëvizjen Vetëvendosje është bërë i njohur për zhegitjen e zyrtarëve të shtetit të Kosovës, dhe nxjerrjen me dhunë nga vetura. Pra ishte pikërisht Dardan Molliqaj i cili e kishte bërë një veprim të tillë. Mirëpo edhe atëherë e kishte bërë me direktiva të partive tjera për ta prishur imazhin e mirë të LVV-së!

Tash, duke iu bashkuar AAK-së, parti kjo e ngritjeve të peshave të rënda, kanë filluar të dalin hapur dhe të tregojnë muskujt e tyre, dhe në këtë mënyrë po japin sinjalin se në rast nevoje nuk përtojnë që të tregojnë fuqinë e tyre përball kundërshtarëve të tyre politikë, ashtu siç ndodhi ndaj Haki Abazit.

Megjithatë, nuk ishte ky rasti i vetëm. Ndaj kritikave të ashpra të bëra ndaj tyre ishte rrahur edhe Milaim Zeka nga Frashër Krasniqi. Pra të fortit e PSD-së tashmë iu rreshtuan komandantëve të AAK-së.

E ky rreshtim i tyre, apo ky koalicion i muskujve do të jetë mjaft sfidues për partitë tjera, jo për nga dija, por për nga fuqia që dinë ta përdorin karshi kritikuesve apo kundërshtarëve.

Duhet uruar që ky koalicion nuk ka shanse të fitoj zgjedhjet sepse një luftë e ashpër e muskujve do të zhvillohej në secilën seancë zgjedhore!” Nehat Shaqiri/MekuliPress /

*** VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]