Sipas një hulumtimi të bërë në Spitalin Universitar Kombëtar të Seulit u arrit në përfundimin se përdorimi i antibiotikëve gjatë foshnjërisë mund të shkaktojë mbipeshë në fëmijëri.

Në kuadër të hulumtimit të kryer mes viteve 2008-2012 u vëzhguan 31.733 fëmijë që ishin të nënshtruar ndaj kontrolleve shëndetësore kur ishin foshnja dhe është analizuar ndikimi i përdorimit të antibiotikëve brenda 24 muajve të parë pas lindjes.

Ekspertët konstatuan se në këtë periudhë sa më shumë antibiotikë përdoren aq më shumë rritet rreziku për mbipeshë, ndërsa antibiotiku i parë që është marrë brenda 6 muajve të parë rrit ndjeshëm mundësinë për mbipeshë tek fëmijët, me 33% në krahasim me ato që e kanë marrë antibiotikun e parë mes 18 – 24 muajve.

Ju pëlqen!

Ekspertët theksojnë se flora e zorrëve dëmtohet me përdorimin e antibiotikëve, gjë që shkakton mbipeshë.
Më tej theksohet se mbipesha tek fëmijët shkakton presion të lartë të gjakut, diabet dhe sindromë metabolike ndërsa 1 në 3 fëmijë me mbipeshë lufton me të njëjtin problem në moshë madhore.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.