Një grup i shkencëtarëve ka zbuluar se koronavirusi mund të përhapet edhe nëpërmjet materieve fekale, të cilat lëshimit të ujit të WC-së mund të “dalin” në ambientin e jashtëm. “NYpost” shkruan se Covid-19, për të cilin tashmë shkencëtarët kanë paralajmëruar që mund të transmetohet edhe nëpërmjet transmetimit fekal dhe oral, mund të përhapet edhe nëpërmjet jashtëqitjeve të aerosolizuara.

Këtë studim e ka mbështetur dhe publikuar edhe Shoqata e Profesionistëve të Kontrollit të Infeksioneve dhe Epidemiologjisë. Aerosolizimi është procesi ose akti i shndërrimit të disa substancave fizike në formën e grimcave të vogla dhe të lehta të mjaftueshme për të qëndruar në ajër.

Jashtëqitja e cila është e aerosolizuar mund të përhapet në ajër kur lëshohet uji në guacën e WC-së, gjë që çon në përhapjen e aerosolit, e cila ndonjëherë përmban materie fekale të krijuara nga shpëlarja. Sipas mjekëve në fillim duhet ulur kapaku i WC-së dhe pastaj duhet lëshuar uji. Këtë këshillon profesori i Universitetit Purdue, Dr. Qingyan Chen, në një intervistë me Forbes. Sipas tij kjo është një zgjidhje e thjeshtë, e cila ndihmon në kontrollimin e përhapjes së sëmundjes nëpërmjet tualetit.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!