Ndonëse mund t’ju duket se jetojmë në një botë ku sjelljet parimore kanë humbur, kjo mund të ndodhë në shumë vende publike të cilat ne i frekuentojmë. Por si fillim, duhet t’i hedhim një vështrim në sjelljet tona teksa zgjedhim të konsumojmë ushqimin në një restorant.

Ja cilat janë sjelljet e pahijshme që duhet t’i shmangni në një restorant.

Përpiquni mos ta mbani telefonin me zile

Ju pëlqen!

Telefoni juaj do t’ju njoftoj kur të vijë një mesazh dhe drita e telefonit tuaj do të ndizet në tavolinë. Është e bezdisshme kur jeni të shoqëruar! E dini? Pra, duhet të bëni diçka për këtë gjë, mund të mbani telefonin tuaj në dridhje dhe çfarëdo njoftimi që të vijë nuk do t’ju tërheqë vëmendjen. Është tepër irrituese për mysafirin që keni në tavolinë t’ju shikojë teksa merrni telefonin dhe kontrolloni mesazhet.

Mos e bllokoni stafin pritës

Në të gjitha restorantet ka njerëz të cilët ju presin, duke u përpjekur që t’ju gjejnë tavolinën tuaj. Përpiquni që në një restorant të mos e zini rrugën, pasi mund të shqetësoni edhe të tjerët që janë duke ngrënë në qetësi. Sigurohuni që ju të mos jeni personi i cili është duke qëndruar në një vend të mbushur me njerëz, pa u ulur në një tavolinë boshe.

Mos përfundoni përpara personit që keni ftuar

Nëse jeni duke pritur darkën dhe keni mbledhur një grup shokësh në një restorant, ju, si mikpritës, keni disa përgjegjësi të rëndësishme për të mbajtur mend. Përpiquni që të përfundoni i fundit sepse në të kundërt personi i ftuar do të ndihet në ankth dhe do ta lërë në gjysmë ushqimin.

Mos u ulni në një tavolinë të madhe para se të mbërrijë pjesa tjetër e grupit tuaj

Restorantet synojnë të kenë një qarkullim të lartë çdo natë. Kështu që për vonesën e miqve tuaj nuk duhet që restorantit t’i bllokoni punën që ato kanë. Sigurohuni që të uleni në një tavolinë të vogël që të prisni miqtë tuaj.

Mos fajësoni kamarierin se ushqimi ishte i keq

Gjithmonë kritikat për ushqimin kalojnë tek kamarieri. Ju mendoni se ai do të raportoj problemin tuaj? E keni plotësisht gabim, nuk është personi i duhur të cilit duhet t’i drejtoheni. Nuk e ka bërë kamarieri ushqimin tuaj, ai thjesht ju ka njohur me menunë dhe ju ka shërbyer në tavolinë. Për këtë shqetësim mund t’i drejtoheni menaxherit i cili mund të marr në konsideratë problematikën tuaj.

Mos e ngrini dorën për të thërritur kamarierin

A keni parë ndonjëherë ata njerëz jashtëzakonisht të vrazhdë që mendojnë se është e pranueshme që të ngrejnë dorën ose të thërrasin kamarjerin? Duhet t’ju them që nuk është aspak etike. Kamarieri mund t’ju kuptojë thjesht me gjuhën tuaj jo verbale nëse keni nevojë për diçka.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.