Të përballur me të keqën e 20 viteve dhe gjëndjen në të cilën jemi si vend, nuk duhet hargjuar edhe një gram energji e as një sekond kohë për të qenë bashkëfajtor me ata që e krijuan këtë gjendje e që nuk u votuan më, për stërzgjatjen e vuajtjeve prej së cilave çdo i dyti dëshiron të largohet.

Kujdes deklaratat që helmojnë pusin ku të gjithë jemi të detyruar të pijmë ujë. Përmbajtja nga deklarimet e panevojshme, është ushqim për rezultatin e duhur përfundimtar. Ndonjëherë edhe kërkimfalja dhe tërheqja për t’i lëshuar vend zgjidhjes, duhet të shihet si opcion e vlerë në jetën tonë publike.

Punë të mbarë!