Një analizë nga revista e njohur angleze “The Economist” për ngjarjet politike të zhvilluara në Shqipëri në vitin 1913. Është thënë se ambasadorët e Fuqive, të cilët u takuan në Londër, kanë shmangur rrezikun më të madh për shpërthimin e Luftës së Parë Botërore.

Shkaku Shqipëria! Pretendimi i Pashiçit për kërkesën “minimale” të Serbisë që 35 milje të bregdetit shqiptar, me një brendësi që përfshin një të tretën e Shqipërisë, të shtrirë në mes të pikave të Gjakovës, Lezhës, Durrësit dhe Ohrit, padyshim do të kishte përfshirë në luftë të menjëhershme me Austro-Hungarinë dhe duke zgjatur konfliktin Ballkanik si një shqetësim për sigurinë e Evropës. Raporti tani thotë se ambasadorët e kanë miratuar gjerësisht si e vetmia zgjidhje e mundshme.

Kërkesa “minimale” e Serbisë është vendosur mënjanë në heshtje, ose eduktuar pothuajse deri në pikën konvergjence të vijave paralele të një hekurudhe komerciale neutrale dhe një port tregtar neutral (ende pa emër). Pretendimi i Shqipërisë për pavarësi si një shtet të bashkuar është njohur nga Fuqitë Evropiane.

Zgjidhja i jep Serbisë të gjitha ato që është e domosdoshme për prosperitetin e saj kombëtar dhe kjo i jep Shqipërisë një shans të paqes. Dy pyetje mbeten për t’u përgjigjur: së pari, duke përcaktuar vijat kufitare të Shqipërisë. Këtu që të katër
Aleatët së bashku do të vënë fjalën e tyre. Greqia me siguri do të pretendojë jugun e Epirit shqiptar, me arsyetimin se banorët janë kryesisht grekë, nga feja dhe kultura, dhe pjesërisht nga gjuha, edhe pse gati të gjithë janë të kombësisë shqiptare. Greqia do të dëshironte që të tërheqë kufirin e saj të ri nga veriu i Thesalisë direkt në perëndim përmes Epirit në bregun e kundërt të veriut të Korfuzit, në portin e vogël të Sarandës, si port të Janinës. Kjo do të japë kalanë e Prevezës,
nën kontroll të plotë të Gjirit të Artës dhe kryeqytetin e Janinës, i lidhur aq ngushtë me historinë e Shqipërisë.

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Shqiptarët do të përjetojnë shumë rëndë këtë humbje, por pretendimi i Greqisë me siguri do të lejohet. Ajo gjithashtu mund
të kërkojë territore në veri të Thesalisë sa më shumë, duke përfshirë qytetin e Osturit. Kështu, kufiri shqiptar do të ndjekë linjën e tanishme të Epirit nga Metsovo në veri, (qytet ne Vilajetin e Janinës), duke përfshirë territorin grek për të drejtën e saj, por ajo duhet të shmanget, në mënyrë që të përfshijë qytetin rëndësishëm shqiptar të Korçës. Në veri të kësaj, ajo do të përballet më kërkesën bullgare për Ohrin, me pretendimin si kryeqytet i një perandorie të lashtë bullgare.

Kufiri i Shqipërisë, prandaj do të drejtohet përgjatëanës perëndimore të liqenit të bukur të Ohrit, duke ndjekur rrjedhën e Drinit të Zi në veri, por ajo duhet të përfshijë qytetin fuqishëm shqiptar të Dibrës dhe me pas, duke kaluar malet e Sharrit duhet të ngjitet në luginën e tjetër të lumit Drin dhe duke u drejtuar pothuajse në veri, në mënyrë që të përfshijë Gjakovën
dhe Pejën, të dy këto qytete të njohura për fanatizmin shqiptar dhe mysliman, edhe pse malazezët kanë bërë të pamundurën që t’i konvertojnë me dhunë në ortodoks, duke ekzekutuar në masë shqiptarët. Kjo linjë sjell kufirin deri në Sanxhak, duke lënë Prizrenin dhe pjesën tjetër të Kosovës nën pushtimin serbë, duke kënaqur kërkesën serbe për “Serbinë e Vjetër”
Kufiri pastaj do të kthehet në jug-perëndim, duke filluar me Malin e Zi, duke përfshire rrethet katolike të Shqipërisë së Epërme ose Malësia e Madhe, territor ky i malësorëve.

Në fillim të luftës, Malësorët luftuan si aleatë me malazezët, ku ishin përdorur si instrument nga Mali i Zi, për t’i realizuar qëllimet e tyre ushtrues. Por, malazezët i trajtuan ata si subjekte të pushtimit dhe të lodhur me ndjenjën e tyre primitive të drejtësisë nga vrasje të pamëshirshme të shqiptarëve nga malazezët. Kështu, ata u tërhoqën nga aleanca.

Mali i Zi duhet të jenë të kënaqur me ndarjen e Sanxhakut me Serbinë dhe pushtimin të disa kilometrave të bregut perëndimor të liqenit të Shkodrës që kurrë nuk i ka i takuar asaj. Por kufiri i saj i ri duhet të jetë i kufizuar nga lumi Buna që
derdhët nga liqeni dhe ajo tani nën presionin e Fuqive Evropiane nuk ka asnjë pretendim për qytetin e lashtë shqiptarë të Shkodrës, përtej atij lumit.

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Duke ndjekur vijat në një hartë, ju do të shihni se nga grykëderdhja e lumit Buna, për në Sarandë përgjatë bregdetit dhe nga
Metsovo deri në brendësi të Pejës, ata i shkëputën Shqipërisë një territor të konsiderueshëm, i banuar pothuajse tërësisht
nga popujt dhe familjeve të të njëjtës kombësi shqiptare, të cilët kanë të përbashkët gjuhën, me tradita dhe të njëjtat karakteristika të lartë të nderit, krenarisë dhe guximit dhe duke iu bindur në shumicën e rasteve të ngjashme ligjet e pashkruara kanunore stërgjyshore që nga periudha mesjetare i njohur si Kanuni i Lekë Dukagjinit. Në fe ata ndryshojnë, rreth dy të tretat duke qenë myslimanë dhe pjesa e mbetur katolike në veri dhe ortodoksë në jug. Por, feja për shqiptarët nuk paraqet ndasi ndërmjet tyre sepse ata e konsiderojnë si parësore “kombin” dhe madje edhe myslimanët që janë edhe një pjesë e madhe kryesisht të sektit bektashian.

Ata kurrë nuk harrojnë se paraardhësit e tyre ishin të gjithë të krishterë dhe në kohën e murtajës apo fatkeqësie kam parë
myslimanët, që shkonin në altarin e Kishës për t’u lutur për shërimin ose mbrojtjen e tyre. Nga çdo anë ata janë popull veçmas vigjilent dhe të adaptueshëm, të zellshëm për arsim dhe të shpejtë në kapjen e do mundësi për përparim. Por Zoti e ndihmoi atë shtet, i madh apo i vogël, që përpiqet t’i qeverisë ata pa dëshirën e tyre! Qeveria e tyre e ardhshme, megjithatë nën mbrojtjen, qoftë nga Austro-Hungaria, Italia, qoftë nga të dyjat bashkë apo nën proktetoratin Evropian, kjo është pyetje e dytë e madhe përpara ambasadorëve dhe unë nuk mund të t’i japë përgjigje.

Sa i përket ndarjes së territorit, ne besojmë se Fuqitë kanë vendosur në shumë raste të ndjeshme për të zgjidhur dallimet e tyre me arbitrazh dhe ne shpresojmë se ata do të bien dakord që të arbitrojnë dallimet në të ardhmen dhe jo për të luftuar kundër njëritjetrit. Në anën tjetër korrespodentët e huaj në Ballkan akuzojnë ushtarët dhe oficerë serbë për mizoritë e kryera kundër shqiptarëve në Shqipëri. Po ashtu, ata akuzojnë edhe malazezët për krimet e kryera në rajonin e Shqipërisë së veriut. Sipas korrespodentit të “Daily Telegraph”, i cili kishte raportuar për Luftën Ballkanike tregon për mizoritë e Ushtrisë së Serbisë të kryera mbi shqiptarët. Korrespondenti i “Telegraph”-it thotë se në mes të Kumanovës dhe të Shkupit rreth 3,000
persona u vranë dhe në afërsi të Prishtinës 5,000, ekskluzivisht shqiptarë./MekuliPress,com/
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress