Dinastia Castro duket se ka dorëzuar pushtetin në Kubë. Raul Castro, lideri 89 vjeçar i Partisë Komuniste, ka njoftuar gjatë punimeve të një kongresi se do të japë dorëheqjen nga posti.

Pasuesi i tij do të votohet në fund të këtij kongresi, gjatë të cilit Castro ka deklaruar se do t’ia lërë vendin “një brezi të ri plot pasion dhe shpirt anti-imperialist”.

Mediat raportojnë se kandidati më i mundshëm për të pasuar Castron është Miguel Diaz –Canel, që është zgjedhur president i vendit në vitin 2018. Raul Castro erdhi në pushtet në vitin 2011, pasi i vëllai i tij, Fidel lëshoi detyrën. Ai vazhdoi kursin ideologjik të të vëllait, por eci drejt përmirësimit të marrëdhënieve me SHBA mes viteve 214-2016.

Lexo po ashtu:  Vuçiç midis Tirane e para BE-së: Do t’ua them në sy liderëve europianë, integriteti territorial i Serbisë është cenuar nga Kosova
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!