Qytetarët e Gjakovës, sot rreth orës 8:30, janë mbledhur përpara Kishës ortodokse ku po protestojnë kundër ardhjes së pelegrinëve serbë, me arsyen se të njëjtit kanë kryer krime në këtë komunë.

Me moton “Kthejini të dashurit tanë, Gjakova nuk harron”, familjarët e të zhdukurve po vazhdojnë protestën.

Në Kosovë sot do të qëndrojë edhe i ashtuquajturi shef i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i cili do të marrë pjesë në djegien e pemëve për Krishtlindje në portin e kishës Shën Dimitri në orën 16:00.

Ju pëlqen!

Jetlir Zyberaj, shef i stafit të ministrit në detyrë të Diplomacisë, ka bërë të ditur se Gjuriq ka qenë i disiplinuar dhe u ka bërë kërkesë institucioneve të Kosovës, prandaj edhe i është aprovuar kërkesa.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.