Përplasja presidenciale mes Joe Biden dhe Trump po ndizet përherë e më shumë tani që kanë ngelur vetëm pak orë para debatit të fundit presidencial. Në mbështetje të kandidatit demokrat Joe Biden ka dalë edhe ish-presidenti Barack Obama. Ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë ka nxituar votuesit amerikanë të marrin pjesë në zgjedhjet presidenciale të 3 Nëntorit. Obama e krahasoi Trump me një “xhaxha të çmendur” dhe theksoi se ai po inkurajon racizmin.

“Nuk jemi në një reality show, jemi në realitet. Dhe na është dashur të jetojmë me pasojat e veprimeve të tij, teksa ai i tregon vetëm se është i paaftë për ta marrë seriozisht këtë detyrë”, tha Obama.Nga Karolina e Veriut, presidenti republikan  u tall me Obamën duke i rikujtuar fitoren ndaj Hillary Clinton, duke ironizuar se nëse kishte një person më të trishtuar se Hillary Clinton ai ishte Obama. Me 13 ditë që kanë mbetur deri në mbajtjen e zgjedhjeve Biden kryeson ndjeshëm në sondazhe. Megjithatë balancat mund të ndryshojnë ndaj duhet pritur deri në moment të fundit.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.