Deri më sot avionët elektrikë nuk kanë lënë gjurmë ende. Një numër i konsiderueshëm janë testuar e madje shitur por asnjë nuk ka bartur pasagjerë.

Kryhet fluturimi i parë i një avioni elektrik

Një aeroplan i dizajnuar në 1946 mund të bëhet avioni i parë komercial elektrik. Kompania pas avionit Harbour Air realizoi një fluturim prej 10 minutash dhe tha se sot kishte bërë historinë.

Harbour Air pret që avioni eBeaver të fluturojë për herë të parë në 2022. eBeaver është një version i modifikuar i modelit legjendar DCH-2 Beaver prodhuar nga Havilland pajisur me motor elektrik 750 kuaj fuqi nga kompania Magnix.

Deri më sot avionët elektrikë nuk kanë lënë gjurmë ende. Një numër i konsiderueshëm janë testuar e madje shitur por asnjë nuk ka bartur pasagjerë.

Aktualisht Harbour ka 14 DHC-2 që bartin deri në 6 pasagjerë dhe të pajisur me motorë Pratt & Whitney PT-6A të cilët djegin 300 dollarë karburant në orë.

Në kontrast eBeaver ka një bateri e cila e fluturon për 160 kilometër për 10 deri në 20 dollarë elektricitet.

Por avionët elektrik kanë një distancë më të shkurtër se modelet me motorë me djegie të brendshme.