Kryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës për degën e Mitrovicës së Veriut, në një postim në faqen e saj facebook e ka bërë bashkëpërgjegjëse për dorëzimin e sovranitetit të Kosovës, qeverinë në largim të Kurti duke thënë se ka “ lëshuar leje për strukturat paralele serbe që të administrojnë në mënyrë autonome masat kundër pandemisë brenda shtetit tonë”.

Ajo gjithashtu ka shprehur shqetësimin e banorëve shqiptar që jetojnë në veri të Ibrit të cilët sipas saj “po ndihen shumë të pasigurtë nga kjo indiferencë e neglizhencë e qeverisë në largim”.

“Qeveria në ikje Kurtit e ka braktisur veriun e Kosovës dhe ia ka dorëzuar Beogradit pasi e ka lënë luftën kundër koronavirusit në këtë zonë në dorë të autoriteteve shtetërore të Serbisë . Kjo qeveri e papërgjegjshme ka ndenjur duarkryq ndaj cënimit të sovranitetit tonë shtetëror që është bërë nëpërmjet imponimit në veri të Kosovës së orës policore të Serbisë dhe së fundmi ska asnjë reagim edhe ndaj karantinimit nga Beogradi të dy komunave kosovare Mitrovicës Veriore dhe Zveçanit”, ka shkruar ajo.

Ju pëlqen!

” Qeveria e shkarkuar madje është bashkëpërgjegjëse për këtë dorëzim të sovranitetit të shtetit të Kosovës duke lëshuar leje për strukturat paralele serbe që të administrojnë në mënyrë autonome masat kundër pandemisë brenda shtetit tonë. Kjo është situatë alarmante që ka shqetësuar të gjithë banorët shqiptarë të veriut të Kosovës të cilët po ndihen shumë të pasigurtë e nga kjo indiferencë e neglizhencë e qeverisë në largim”

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!