Në këtë takim, Osmani e ka njoftuar ambasadorin norvegjez për aktivitetet aktuale të Kuvendit si dhe zhvillimet politike në vend.

“Osmani ka thënë se komisionet parlamentare po punojnë me kapacitet të plotë, teksa ka bërë të ditur se me të njëjtin ritëm do të funksionojë edhe Kuvendi i Kosovës, i cili seancën e radhës do ta ketë më 4 qershor.

Ajo ka falënderuar ambasadorin Grondahl për ndihmën e shtetit norvegjez dhënë Kosovës në menaxhimin e pandemisë COVID-19 si dhe për ndihmën e paralajmëruar socio-ekonomike për menaxhimin e pasojave të shkaktuara nga pandemia”, thuhet në njoftimin për media.

Ju pëlqen!

Gjithashtu, në këtë takim Osmani a ka uruar ambasadorin Grondahl për Ditën e Kushtetutës së shtetit norvegjez, e cila u shënua ditë më parë.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!