Kryetari i Këshillit rajonal për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Komunën e Mitrovicës, Halit Barani, ka publikuar disa fotografi të shqiptarëve të vrarë në masakrën që ushtruan paramilitarët serb në Mitrovicë me 3 dhe 3 shkurt të vitit 2000.

Barani thotë se, çetnikët serb, në prani të ushtrisë franceze dhe policisë së UNMIK-ut pushkatuan në shtëpitë dhe banesat shqiptarë 10 shqiptar pa dallim moshe dhe gjinie.

Ai thotë se aty u vranë fëmija 13 vjeçar e deri tek plaka 60 vjeçe si dhe u keqtrajtuan shumë rëndë 93 shqiptar të tjerë.

Ja postimi i plotë:

“Ketu e 19-te vjet me pare, saktesisht, me 3 dhe 4 shkurt te vitit 2000, ne pjesen e okupuar te qytetit te Mitrovices hordhite kriminele çetnike serbe, ne prani te ushtrise franceze dhe policise se UNMIK-ut pushkatuan brenda neper banesa dhe shtepi te veta 10 shqiptare pa dallim moshe e gjinie, prej femiut 13 vjeç deri tek plaka 60 vjeçe, plagosen me arme zjarri 25 poashtu pa dallim moshe e gjinie, keqtrajtuan shume rende fizikisht 93 shqiptare pa dallim moshe e gjine dhe demuan me dhune nga shtepit dhe banesat e veta mijera familje. Neser, me 4 shkurt 2019 prej ores 8 . oo te mengjesit do te jete e hapur nje ekspozite me fotografi qe flet per dhunen, ndersa prej ores 17. oo do te mbahet nje tubim perkujtimor ne Qendren e Kultures “Rexhep Mitrovica-Mitrovice, me kete rast do te shfaqet edhe nje film dokumentar per masakren, plagosjen, keqtrajtimin fizik dhe debimet e shqiptareve me dhune nga bandat kriminele çetnike serbe nga pjesa e okupuar e qytetit te Mitrovices. Fotografit posht jane te masakres se 3 dhe 4 shkurt 2000 pjesa e okupuar-Mitrovice.”/MekuliPress/

VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët. Këta nuk e kontrollojnë e as nuk e financojnë gazetarinë tonë kritike. Ndihmoje sot MekuliPress - Mbështete median e pavarur