Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri thotë se Qeveria Kurti 2 sapo ka nisur punën dhe është në muajin e mjaltit, ndërsa LDK-ja nuk po dëshiron që të ua prish këtë muaj.

“Qeveria sapo ka nis punën dhe është në muajin e mjaltit, ndërsa ne nuk po dojmë pak me jau prish këtë muaj të mjaltit, po presim,, që thotë populli, me ja lshu lakin pak ma gat, tani lidhet vet në lak të vetin”, tha Muhaxheri në T7.

Po ashtu Muhaxheri tha se nuk do të bëjnë opozitarizëm sikur VV-ja që kishte bërë. Pra ai thotë se LDK-ja do të mundohet të jetë ajo parti që ka qenë, pra, sipas tij, parti e njerëzve intelektualë që e duan Kosovën.

“E dyta është se ne jemi duke e diskutuar formën e opozitarizmin, neve nuk na shkon me qenë të njëjtë me VV-në në opozitarizëm. Unë s’e kisha pa veten me mollotov me ia gju shpinë Albin Kurtit, ose me bo diçka tjetër”

“Ne jemi duke munduar me qenë ajo parti që ka qenë LDK-ja, parti e njerëzve intelektualë që e dojnë këtë vend”, tha Muhaxheri.