Kryesindikalisti Fadil Hoxha po vlerëson se edhe në padinë e dytë për paligjshmërinë e përzgjedhjes se dy zv.drejtorëve gjeneral (Mentor Shala dhe Lorik Arifaj), drejtorit të RTK-TV-së (Festim Kabashi) dhe atij të RTK-Radios (Ernest Luma), Inspektoriati i Punës i jep të drejtë Sindikatës duke mos e kontestuar faktin se është shkelur Kontrata Kolektive, shkruan Syri.net Kosova.

Mirëpo, sipas tij çuditërisht heziton me nxjerrë vendim me arsyetimin se nuk është çështje për Inspektoriat të Punës.

“Kjo po e deshmon se RTK eshte duke u udhehequr nga nje Menaxhment ne teresi i paligjshem.
Pergjegjesia per tolerimin e kesaj paligjshmerie bie mbi Kuvendin e Kosoves i cili duhet te veproje me urgjence.”, ka shkruar Hoxha në reagimin e tij në Facebook.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.