Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Anastasi, është infektuar me Covid-19.

Aktualisht mësohet se gjendja e tij është e mirë, pasi ka shfaqur simptoma të lehta. Megjithatë, ai është dërguar në Athinë, në spitalin “Evangelismos” e jo në Tiranë! Kryepeshkopi Anastas, 91 vjeç, do të mbahet nën monitorimin e mjekëve grekë përgjatë ditëve në vijim, ndërkohë që merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Njoftimin për transferimin në Athinë e ka bërë Kisha Orthodhoske Autoqefale e Shqipërisë.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!