Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeminsitri ne ardhje Albin Kurti, thotë se Kosova ka nevojë për një Eliot Ness të saj, i cili do të udhëhiqte një proces të drejt në drejtësi.

Kurti ka thënë për gazetën britanike se Kosova ka nevojë për një Eliot Ness, i cili do të bëhej njeriu më i famshëm në vend.

“Na duhet të prodhojmë Eliot Nessin tonë, dhe ai duhet të bëhet njeriu më i famshëm në vend..Jemi gati 200 prokurorë, por disa prej tyre nuk kanë njohuri e disa nuk kanë guxim, por disa të tjerë s’i kanë asnjërën. Ata duhet të çlirohen nga shteti”, tha Kurti për The Guardian.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Kurti ka një simpati për ish-prokurorin e Kosovës, Elez Blakajn, i cili zbuloi se ‘Lista e Veteranëve’ janë të mbushura me emra të rrejshëm, kështu kujtojmë se ai ikur nga Kosova për në SHBA pas kërcënimeve që ju bënë pas këtij hetimi. Pjesë e këtyre kërcënimeve ishin nga kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj e deri tek deputetët e tij si Shkumbin Demaliaj e disa të tjerë.

Kujtojmë se gjatë fushatës zgjedhore, vet Albin Kurti kishte përmendur se ‘Le të shkon Lumezi, vjen Elezi’, kjo tregon faktin se Elez Blakaj mund të emërohet si Kryeprokuror i Shtetit të Kosovës nëse pranon ai vet të rikthehet nga SHBA’të.

Por, kush është Eliot Ness?

Gjatë viteve të 20’ dhe 30’ të depresionit të madh ekonomik të shekullit të kaluar, në Çikago sundonte All Kapone dhe grupi i tij mafioz, i cili ishte i pandalshëm, i paprekshëm dhe mbi ligjin.

Ky grup sfidohej vetëm nga Eliot Ness, njeriu i cili dëshironte rend dhe ligj, i cili do duhej të respektohej nga e gjithë shoqëria, e sidomos nga grupi famëkeq i ashtuquajtur i All Kapones.

Eliot Ness, fuqia e tij e vetme, individuale dhe e kufizuar luftonte ndaj këtij “përbindëshi”, i cili kishte marrë përmasa në secilën pore të segmenteve të jetës shoqërore.

Ai ndihmoi në vendosjen e një grupi agjentësh që shpenzuan 6 muajt e parë të vitit 1931 duke bastisur vendet e fshehta të Capone-s. Makina e tij u vodh tre herë, telefoni i zyrës së tij përgjohej, i ofruan ryshfete, dhe një mik i tij informues u qëllua katër herë në fytyrë.

Megjithatë ai dhe ekipi tij, që shkonte nga 6 në 10 persona, kishin shumë akuza kundër Capone-s.

Ata u cilësuan si “të paprekshmit” në një artikull në gazetën e Çikagos në vitin 1931 sepse refuzonin ryshfetet.

Prokurori George Johnson e donte shumë punën e Ness, por vendosi të ndiqte penalisht Capone-n me akuza për evazion fiskal.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...