Shkruan: Shqiptar Oseku

Albin i dashur,

ke te verteten ne anen tende ne te gjitha pikat. Por askush i mencur nuk i thërret bash te gjitha te vertetat nga kulmi i cative. Sidomos jo te vertetat e shemtuara per superfuqine e vetme globale. E aq me pak kur MBIJETIMI na varet nga kjo superfuqi, qe sot eshte kidnapuar nga nje sociopat.

Ju pëlqen!

Unë mund ta them kete i dashur Albin, se unë nuk jam politikan. Jam poet, e poeteve u lejohet e verteta. Jam puntor social ne nje paralagje, edhe atyre u lejohet me fole sinqerisht. Ka sigurisht edhe tjera profesione ku kjo lejohet. Por jo ne profesionin qe ke zgjedhur ti, mor njeri i mire.

Uroj te ngrehesh me i fortë, e VV bashke me ty. Jo: e di se do te ngrehesh me i fortë, e VV bashke me ty. E uroj qe do ta perdoresh pushtetin ashtu si na ke dhënë besen, per ta drejtuar vendin drejt bashkimit e shtetit te mireqenies. Se per kete te ndjekin qindramijëra sot, duke vene kokën aty ku ti vë kemben. Per bashkim e shtet te mirëqenies. Jo per statuse ne fb.

Ne jemi shtet klient i amerikaneve, Albin djali. Nuk me pelqen asnjerit, por eshte e vertete. Ti puno i dashur err e terr qe te dalim sa me shpejt nga kjo gjendje.

Por deri ate dite, te lutem shume. Fute në dhé sakicen e luftes me grenellët e kesaj bote, se paku ne publik. Se nuk behet politika ne fb.

Vellazerisht,

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!