Kryeministri i Republikës, Albin Kurti, ka nënvizuar sot se krimet e Serbisë në Kosovë nuk mund të harrohen e as falen.

Ai këtë deklaratë e bëri derisa ka bërë homazhe te varri dhe vendi i vetëflijimit të nënës Pashke Krasniqi – Markaj, bashkë me Nora Visoka Weller dhe shkrimtarin Ag Apolloni,

Kurti, bashkë me familjarët e saj përkujtuan nënë Pashke, e cila më 27 maj 2003, i vuri flakën vetës pasi ia kthyen trupat e djemve, Gjovalinit dhe Milanit, të vrarë dhe të zhdukur me forcë nga Serbia.

Ju pëlqen!

“Gjovalin dhe Milan Markaj ishin mes 374 të vrarëve më 27 prill 1999, në masakrën e kryer nga forcat e Serbisë në fshatrat Mejë dhe Korenicë të Gjakovës dhe ishin të zhdukur deri në vitin 2003. Ata u gjetën në varrezën masive në Batajnicë të Serbisë”.

“Më 24 maj 2003 u bë rivarrimi i Gjovalinit dhe Milanit. Tri ditë më pas, pasi e kreu të pamën, nëna Pashke i vuri vetes flaken, për t’i dhënë fund jetës së saj dhe dhimbjes për të bijtë”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë

Lexo po ashtu:  “Faji më i madh në botë është t’i mbash anën atij që s’ka të drejtë dhe të jesh armik i.…”/ Thënie për Drejtësinë

Më tej, kreu i pakorruptuar i qeverisë tha se qëndresa dhe sakrifica e nënës Pashke mbesin të paharruara, teksa shtoi se krimet e Serbisë në Kosovë nuk do të harrohen e as falen.

----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!