‘La Liga do të mund të rinisë nga 8 qershori.’ Kjo është deklarata e kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez ditën e sotme në sajë të njoftimeve të reja mbi lehtësimin e masave për COVID-19 në Spanjë.

Një lajm fantastik ky për botën e futbollit pasi La Liga ka tifozë në katër anët e botës. Ndërkohë nga sot dhe në vijim pritet që federata spanjolle e futbollit të dalë me njoftimin zyrtar të kampionatit, që sigurisht ndeshjet do ti luajë pa praninë e tifozëve.

La Liga, ashtu si shumë kampionate të tjera në Europë u ndërpre me 12 mars për shkak të koronavirusit.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!