Në fjalën e tij publike, Kryeministri ka thënë se termocentralet që Kosova ka e kanë të pamundur të mbulojnë të gjithë kërkesën për furnizim me energji elektrike, andaj edhe jemi të varur nga importi i energjisë.

Ndër tjerash ai ka kritikuar edhe një herë Qeveritë e mëparshme e të korruptuara për situatën në të cilën gjendet Kosova.

“Shtetin e kemi gjetur për toke, por do ta ngrisim në këmbë. Këtë situatë e kemi të trashëguar, andaj ata që na kan sjellur në këtë pikë le të na kursejnë nga leksionet, e le të skuqen me situatën ku na kanë sjellur”, ka thënë Kurti, përcjell MekuliPress.com

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.