Kryeministri Rama u përsërit të gjithë homologëve të tij grekë e serbë, në çdo konferencë të përbashkët për media, se këtu te ne ka racizëm ndaj grekëve dhe serbëve.

Nuk mund të kuptohet ndryshe pohimi i tij në konferencën e sotme për shtyp me ministrin grek: “Më vjen keq për patriotët e detit, por në këtë mënyrë duhet të gjejnë arsye të tjera për të shpallur patriotizmin e tyre se nuk është më çështje për të bërë propagandën e tyre të shpifur antigreke që është një turp në Shqipëri dhe në Kosovë dhe as elektorat patriotik në Shqipëri dhe Kosovë”.

Këtu duhet vënë re se ai shton edhe Kosovën. Nuk kuptohet mirë se përse i nevojitet të fusë nën duhet ta shtrijë cilësimin “propagandë e shpifur antigreke” edhe elektoratin në Kosovë.

Ju pëlqen!

Nuk kuptohet as se përse, nga pozicioni i kryeministrit dhe mimnistrit të jashtëm, ai bën të mundur për media të huaja opinionin se janë shqiptarët ata që mbjellin varre në territorin e një shteti tjetër, apo janë shqiptarët që kanë pretendime territorial në shtetet fqinjë, apo janë shqiptarët që këndojnë nën ritme ushtarake këngë me zorrët kukurrecë. Ne të gjithë e kemi marrë vesh se këto dukuri i përkasin shtetit grek e jo neve.
Në aspektin e mendësisë së tij mbi sovranitetin nuk kuptohet se përse për të mbrojtur hapësirat detare duhet të kërkosh gjithnjë ndërkombëtarët, ndërsa për të mbrojtur shtetin që t’i kërcënon këto hapësira të denigrosh vullnetin kombëtar të qytetarëve shqiptarë.
Sa herë që i shpiem jashtë marrëveshjet kufitare, ekspertët ndërkombëtare e kuptojnë dakordësinë tonë me gjendjen që na kanë propozuar fqinjët e që ne e kemi pranuar si të mirëqenë. Sovranitetin e brendshëm e shkatërrojmë me duart e pushtetit tonë, ndërsa sovranitetin kufitar e degdisim në duar të tjerëve. Për të shkatërruar Teatrin Kombëtar kryeministri Rama nuk iu referua shprehjes së ekspertizës së ndërkombëtarëve, por për të dhënë hapësira deti, natyrisht që e shpie te ndërkombëtarë marrëveshjen.
Natyrisht, ne e kuptojmë menjëherë se gjykata ndërkombëtare është në këtë rast mohim i Gjykatës sonë Kushtetuese që është shprehur tashmë mbi këtë problem. Por, meqë kryeministri punoi që ne mos të kemi Gjykatë Kushtetuese, ai e merr për të pranuar faktin se nuk kemi patur kurrë një gjykatë të tillë.

Lexo po ashtu:  Deklaratë e Qeverisë Kurti: Izraeli ka të drejtën dhe obligimin për të mbrojtur popullin e tij kundër 2000 raketave nga Hamasi

Por ajo që unë e kuptoj fare mirë është se me një kryeministër si i yni, ministri i jashtëm grek mund të na tregojë, nga foltorja shqiptare, se si duhet vepruar me shtetin turk.

----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!