Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar të mërkurën pasdite Raportin e Progresit për vitin 2022 të përpiluar nga Komisioni Evropian.

Në konferencën për media, pasi raporti iu dorëzua nga shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog, Kurti tha se ky raport njeh përparimet e bëra nën Qeverinë që ai drejton.

“Ky është raporti i parë që përfshin periudhën e plotë 1-vjeçare te qeverisjes sonë. Vendi ynë ka shënuar progres në shume fusha gjatë vitit që shkoi pavarësisht krizave. Raporti e përgëzoi Kosovën për stabilitetin dhe qëndrueshmërinë politike”, tha Kurti.

Ju pëlqen!

Ai ka folur edhe për luftën kundër korrupsionit gjatë një viti.

“Janë bërë 780 operacione kundër krimit e korrupsionit. Lufta kundër korrupsionit e ka ngritur Kosovën në raportet ndërkombëtare”, tha ai.

Kryeministri Kurti tha se në Kosovë janë konfiskuar 1.7 tonë drogë dhe se lufta kundër krimit e kanë ngritur Kosovën ndërkombëtarisht.

“Vendi ynë ka shënuar progres në shumë fusha. Raporti e përgëzon Kosovën për stabilitet dhe qëndrueshmëri politike. Terminalet nuk janë në harmoni me marrëveshjen e stabilizim asocimit. Rregullorja u miratua pas 12 vjetësh. Ligji për ushqimin ishte rekomanduar në vitin 2012. U miratua ligji për rezerva të naftës. Ne jemi duke zbatuar programin e MSA-së 2022-2026. Ne kemi dorëzuar dosjen e vetingut në Kuvend dhe synon të bëjë gjyqësorin efikas në luftimin e krimit dhe korrupsionit. Janë konfiskuar 1.7 tonë drogë. Lufta kundër krimit e kanë ngritur Kosovën ndërkombëtarisht” tha Kurti.

Ai po ashtu tha se sa i përket kritereve ekonomike, Kosova ka shënuar 10.7 % të bruto produktit vendor, duke shtuar se janë shtuar edhe investimet e huaj dhe janë shtuar edh 15 mijë vende pune më shumë.

“Sa i përket kritereve ekonomike është kriteri drejt avancimit në BE. Shënuam 10.7 % të bruto produktit vendor. Këtë vit raporti është përmirësuar dukshëm në 1 me 6. Investimet e huaja direket janë rritur 22% dhe kemi 15 mijë vende pune më shumë. Kemi hartuar strategjinë për energjinë. Në fushën e arsimit, kemi pranuar statusin e kandidatit për cilësi. Buxhetin në arsim e kemi rritur 12%” tha Kurti.

Më utje, ai tha se këtë vit e kanë intensifikuar çështjen e liberalizimit të vizave.

“Kemi filluar përgatitjet për anëtarësim në BE dhe marrjen e statusit kandidat” tha ai.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!