Kryeministri Albin Kurti e ka hapur mbledhjen e sotme të Qeverisë duke folur për dy lajmet e mira që Republika e Kosovës i mori ditët e fundit.

Kurti foli për liberalizimin e vizave dhe hapin e parë drejt anëtarësimit në Këshillin e Europës, duke thënë se “këtë javë çdo qytetar i Republikës është ndjerë më europian dhe më afër Europës”.

Ai argumentoi se procesi i liberalizimit të vizave u zhbllokua vitin e kaluar “me shumë punë dhe angazhim” nga Qeveria që ai udhëheq.

Ju pëlqen!

“Me shumë punë dhe angazhim, vitin e kaluar arritëm që ta zhbllokojmë këtë proces”, tha Kurti.

“Pasaporta jonë do të jetë më e fuqishme ashtu siç shteti ynë po bëhet përherë e më i fortë”, tha ndër tjerash kryeministri.

Lexo po ashtu:  Europa përgatitet për fazën 2 dhe bashkëjetesën me virusin
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!