Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe përfaqësuesi i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell kanë shprehur qëndrime të kundërta, lidhur me marrëveshjen e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe në Kosovë.

Kjo pasi Kurti tha se Asociacionin e ka përjashtuar në formën siç është arritur Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e Borell tha se ‘është marrëveshje që duhet të zbatohet’. Kurti tha se ‘ai është demokrat’ dhe nuk do të donte që ‘një marrëveshje t’i shërbente vetëm dikujt’. Por këtu ka ndërhyrë Borell duke thënë se ‘edhe ai është demokrat dhe se ‘nuk i shërben asnjë politikani’.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell ka deklaruar se Asociacioni i Komunave Serbe duhet të implementohet ashtu sic është arritur marrëveshja. Ai tha se këto fjalë ia tha edhe ‘Kurtit gjatë takimit’.

“Sa i përket Asociacionit, më duhet të them atë që thash dhjetëra herë para këtij takimi se Asociacioni është pjesë e Marrëveshjes së Brukselit. Kjo marrëveshje është arritur me ndërmjetësimin e BE-së dhe presim të respektohet dhe implementohet nga palët. Me të njëjtat fjalë i jam drejtuar Kurtit sot, se është pjesë e marrëveshjes dhe është pjesë e ecjes përpara sa i përket procesit të normalizimit të raporteve”, deklaroi Borrell në konferencë me Kurtin.

Ju pëlqen!

Kkryeministri Albin Kurti tha se 33 marrëveshje janë arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë dhe kjo e fundit ‘vazhdimisht e përmend vetëm Asociacionin’.

“Ka 33 marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë dhe disa sosh nuk janë implementuar nga Beogradi dhe ky i fundit e përmend gjithmonë një, që nuk e ka kaluar testin në Gjykatën tonë Kushtetuese. Asnjë serb i Kosovës nuk ka protestuar për atë vendim të Kushtetueses, përvec Beogradit zyrtar. Ne kemi nevojë për një karakter demokratik të dialogut. Unë jam demokrat, ja pse besoj se kapitujt e ardhshëm të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë duhet të jenë për të ruajtur një politikan apo për t’i shërbyer një politikani të caktuar, por duhet të jetë për t’i shërbyer popujve”, ka thënë Kryeministri i pakorruptuar Kurti.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.