Kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti, derisa ka folur për marrëveshjen përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë ka treguar atë që po i mban këto dy shtete larg pajtimit.

“Kosova siç e dini vazhdon të mos njihet nga Serbia, për bindjen time dy probleme të mëdha në Ballkan në aspektin rajonal për paqen dhe sigurinë tonë është në njërën anë mosnjohja e Kosovës nga Serbia dhe në anën tjetër sabotimi që ia bën Bosnja dhe Hercegovina Republikës Serbe. Këto janë dy problemet në Ballkanin Perëndimor që po na mbajnë të ngujuar në tensione të vazhdueshme dhe larg prej paqes dhe pajtimit që e synojmë e qe besa edhe prej integrimit në BE”, ka thënë Kurti në KDI, përcjellë e pavarura MekuliPress.

Tutje, ai është zotuar se në javën e parë si kryeministër i Kosovës, do të fillojë dialogun me serbët në Kosovë.

“Qysh në javën e parë si kryeministër do ta filloj dialogun me serbët e Kosovës, është e rëndësishme që të ketë një dialog që zhvillohet nga poshtë. Ky dialog do t’i trajtojë ata si qytetarë të barabartë me të drejta dhe liri.  Unë nuk lejoj që për serbët e Kosovës të na tregojë Beogradi, unë dua të dëgjoj drejtpërsëdrejti se cilat janë nevojat e tyre”, ka shtuar ai.

/MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike.
Loading...
[wpedon id=16879]