Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka bërë të ditur se ditë më parë gjatë vizitës në Londër është takuar me profesorin e njohur të Universitetit të Cambridge-it, Marc Weller.

Përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se ka biseduar për situatën aktuale në Kosovë, Ballkan dhe të ardhmen në Evropë.

“Gjatë vizitës në Londër, parmbrëmë takuam edhe Profesorin e mirënjohur nga Universiteti i Cambridge-it, z. Marc Weller, ekspert i të drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, si dhe i studimeve ndërkombëtare kushtetuese. Në Klubin e Reformistëve ku dikur shkruanin e diskutonin jo vetëm politikanë e kryeministra por edhe shkrimtarë të famshëm prej H. G. Wells te E. M. Forster, biseduam për situatën në Kosovë, raportet në Ballkan dhe të ardhmen e Evropës”, ka shkruar Kurti, njofton e pavarura, MekuliPress.