Ka filluar marshi i paralajmëruar sot në ora 12:00 nga Lëvizja Vetëvendosje me moton “Drejtësi për Astritin” në kujtim të aktivistit Astrit Dehari.

Ky marsh organizohet për nder të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje i cili u gjet i vdekur tre vjet më parë në burgun e Prizrenit.

Në këtë marsh po marrin pjesë qytetarë të shumtë si dhe familjarët e të ndjerit Dehari, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, si dhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Ziadin Sela.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Sot paradite në trevjetorin e vdekjes së Astrit Deharit, sot kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryesia e këtij subjekti politik, familjarë e miq të Deharit kanë bërë homazhe te varri i të ndjerit prej ku u kërkua që autorët që ia morën jetën aktivistit të VV-së, të vihen para drejtësisë

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...