Prishtinë, 14 prill 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim znj.Shyhrete Tahiri –Sylejmani, e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës dhe përfaqësuesit/et e organizatave që mbështesin të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Dita e të mbijetuarve të dhunës seksuale, kjo ditë veçanërisht na përkujton dhembjen e madhe që nuk kalon, dhe një plagë të madhe që shteti e ka obligim që ta shërojë, tha Kryeministri Kurti në fillim të takimit.

Ju pëlqen!

Ai shtoi se të mbijetuarat e të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë kanë në krah shtetin e tyre dhe do të kenë përkrahje të vazhdueshme.

U vlerësua roli i pazëvendësueshëm i të mbijetuarave që kanë folur publikisht për rastet e tyre, e veçanërisht Vasfije Krasniqi-Goodman që vazhdon të jetë avokuese e zëshme, me forcën e saj të pashembullt.

Gjatë takimit u bisedua për angazhimin e përbashkët të institucioneve, organizatave të shoqërisë civile dhe shoqërisë, për të adresuar të shkuarën e për të përmirësuar mirëqenien e të mbijetuarve në Kosovë. U theksua rëndësia e mbështetjes së të mbijetuarve për procesin e aplikimit në Komisionin Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës në Kosovë, që të gëzojnë të drejtat e garantuara me ligj.

Në këtë takim të përbashkët me Kryeministrin morën pjesë edhe Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Saranda Bogujevci, Kryeshefja Ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore në Zyrën e Kryeministrit, Edi Gusia, dhe përfaqësuesit/et e organizatave joqeveritare Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), Medica Kosova, Medica Gjakova, Qendra për Promovimin e të Drejtave të Grave – Drenas dhe “Drejtësi për të gjithë”.

Burimi:https://kryeministri.rks-gov.net/

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.