Gjatë ditës së fundit të qëndrimit në Japoni, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një bashkëbisedim me biznese të mesme dhe të mëdha japoneze në kuadër të Forumit Ekonomik të organizuar nga Instituti Japonez për Investime të Jashtme.

Në adresimin e tij hyrës, kryeministri Kurti fillimisht shprehu falënderimin e tij dhe të popullit të Kosovës për mbështetjet e vazhdueshme që i ka dhënë Japonia Kosovës në zhvillimin e shumë sektorëve me rëndësi.

Përfaqësuesit e bizneseve në këtë forum, u njoftuan me zhvillimet e fundit në Kosovë dhe me indikatorët më të fundit ekonomik dhe demokratik të vendit. Kryeministri Kurti dhe ministri Murati, prezantuan para tyre karakteristikat kryesore të vendit dhe pse ato e bëjnë Kosovën vend tërheqës për investime të huaja. Ata ndër të tjera veçuan pozitën gjeografike të Kosovës, popullsinë e re dhe fuqinë punëtore të re dhe të talentuar.

Ju pëlqen!

Kryeministri Kurti i ftoi bizneset që ta vizitojnë Kosovën dhe të hulumtojnë mundësitë e investimeve që vendi ynë ofron.
Postimi i Kryeministrit:

Përveç pritjes te Kryeminsitri Kishida, në Tokio sot pata një fjalim dhe bashkëbisedim me biznese të mesme dhe të mëdha japoneze në Forumin Ekonomik të organizuar nga Instituti Japonez për Investime të Jashtme, si dhe një konferencë për medie te Klubi i Korrespodentëve të Huaj në Japoni. Gjithashtu, më pas takova edhe Guvernatorin e Bankës Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JBIC), z. Nobumitsu Hayashi, si dhe Presidentin e Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), z. Akihiko Tanaka.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!