Kryeministri Albin Kurti ka reaguar për sulmin e sotëm ndaj policisë së Kosovës në veri. Kurti ka thënë se sulmet ndaj policisë për tre ditë rresht vijnë nga ana e territorit serb.

“Për tre ditë rresht (13 -15 Prill), oficerët e policisë së Kosovës janë sulmuar në pikëkalimin kufitar me Serbinë. Dje dhe sot në mëngjes breshëri plumbash dhe një granatë dorë është hedhur në drejtim të policisë. Burimet tona kanë identifikuar se sulmet e djeshme vijnë nga Serbia”, ka shkruar Kurti.

Lexo po ashtu:  Çfarë do të ndodhte nëse Trump do të refuzonte të largohej nga Shtëpia e Bardhë? Shërbimi Sekret do ta shoqëronte jashtë
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!