Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Ismet Beqirin, zëvendësministër në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Kurti i ka uruar punë të mbarë zëvendësministrit Beqiri.

“Duke i uruar punë të mbarë në detyrën e re, Kryeministri Kurti ka thënë se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si një prej sektorëve të rëndësishëm në avancimin e politikave në kulturë, rini dhe sport, do të kenë mbështetjen e duhur të Qeverisë në realizimin e objektivave që ndërlidhen me kulturën, sportin e veçanërisht me rininë”, thuhet në njoftimin e zyrës së Kryeministrit.

Lexo po ashtu:  Visar Ymeri i del zot Albin Kurtit: Reagimi i Grenellit ndaj Kurtit është i ekzagjeruar.
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!