Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar sot masat dhe përpjekjet e qeverisë për të blerë vaksinën anti-CoVid.

“Sa i takon vaksinës nuk jemi në fazën kur mund të zgjedhim të lirë apo të shtrenjtë, por jemi në fazën kur po bëjmë përpjekje çdo ditë që të garantojnë që të kemi vaksinën në dispozicion duke filluar nga vaksinimin i mjekëve infermierë, mësuesit, punonjëset e policisë dhe më pas të gjithë me radhë. Po bëhet një përpjekje e jashtëzakonshme për të pasur sasira të caktuara. Sasia që do të prodhohet nuk do jetë e gjitha ajo që është e nevojshme që ditën e parë, pra do të ketë një shkallëzim.

Ajo që na duhet është që ne mos mbetemi bisht dhe të vëmë në dispozicion për këtë kategori njerëzish vaksinën sa më shpejt. Nuk jemi në avantazhin që janë vendet prodhuese të vaksinës apo vendeve të fuqishme. Po bëjmë të gjitha përpjekjet që mos mbeti jashtë këtij procesi dhe të mos detyrohemi të presim në fund. Kjo është sfida jonë.

Ju pëlqen!

“Pastaj e lirë apo e shtrenjtë është temë tjetër. Nuk i kemi lënë gjë mangët popullit kur lidhet me elementë të rëndësishme të jetës. Kështu që nuk do ta lëmë mangët as këtë detyrim pavarësisht çmimit të vaksinës. Nuk do të thotë se do të marrin një lloj, mund të marrin të gjitha gjithë llojet nëse kemi mundësi. Ky është një proces intensiv që po zhvillohet çdo ditë dhe shpresoj që mos mbetemi prapa. Cmimi është gjëja e fundit që diskutojmë në këtë proces”, tha Rama.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.