Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kërkuar mbajtjen e seancës plenare, në të cilën do të dilte në votim Qeveria e tij.

Kurti ka kërkuar që seanca të mbahet me 3 shkurt, një ditë para skadimit të afatit kushtetues që ai ka për formimin e Qeverisë.

Kërkesën për seancë Kurti ia ka dorëzuar Kuvendit, kryesia e të cilit mblidhet nesër.

Ju pëlqen!

Nuk dihet nëse Kurti ka folur me LDK’në para kërkesës për Qeveri, megjithatë kreu i LDK’së, Isa Mustafa ka thënë sot se nuk ka biseduar më me Kurtin, që nga takimi i fundit të martën në Kuvend, ku dolën pa marrëveshje.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!