Deputetja e PDK-së Time Kadriaj në seancën e Kuvendit të Kosovës ka pyetur kryeministrin Albin Kurti se kur do të filloj faturimi i energjisë në veri në deklarimin jashtë rendit të ditës. Kryeministri i pakorruptuar Kurti u shpreh se shpejtë do të vij dita me faturimin edhe në ato komuna ku dominon pakica serbe në veri të Kosovës, shkruan MekuliPress.com

“Kemi qenë kritik kur kemi qenë opozitë dhe sot kemi trashëguar gjendje e cila na ka vërtetu se kemi pas të drejtë. Janë bërë dakordime të pafavorshme për Kosovën në Bruksel dhe po i vuajmë pasojat tani. Argumentet kryesore kundër nesh në Bruksel janë dakordimet e qeverive paraprake. Nuk do të dëshiroja të jem në këtë gjendje. Shpejtë do të vij dita e faturimit në veri”, është deklaruar Kryeministri i pakorruptuar, Kurti.

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës ka ndërprerë mbulimin e shpenzimeve të energjisë elektrike në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës me 6 nëntor të këtij viti për shkak se ka skaduar marrëveshja me Qeverinë e Kosovës.

Ju pëlqen!

Marrëveshja kishte paraparë të lirojë Qeverinë e Kosovës nga pagesa e 11 milionë eurove për pagesën e rrymës së katër komunave veriore. Qeveria e Kosovës në bazë të marrëveshjes ka qenë e obliguar që brenda 6 muajve të sigurojë të gjithë procesin e futjes në sistemin e faturimit konsumatorët e në katër komunat e veriut të Kosovës. Qeveria, ndonëse ishte votuar një rekomandim i tillë në Parlamentin e Kosovës, nuk ka përmbushur këtë rekomandim.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.