Kryeministri i pakorruptuar i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 245-vjetorit të shpalljes së pavarësisë.

Kurti përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten partnerë dhe aleatë të pazëvendësueshëm në arritjet tona.

“Në këtë ditë të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shteti i Kosovës i bashkohet festës së popullit dhe institucioneve të ShBA-ve, partnerë dhe aleatë të pazëvendësueshëm në arritjet tona”, ka shkruar Kurti.

Ju pëlqen!

Ai shtoi se besimi në liri, barazi dhe të drejta individuale, që burojnë nga Deklarata e Pavarësisë së ShBA-ve, vazhdojnë të frymëzojnë popuj e individë anembanë botës.

Në nder të Ditës së Pavarësisë së SHBA’ve, në kazermat e FSK’së sot është ngritur flamuri amerikan.

Ministri i Mbrojtes, Armend Mehaj ka marrë vendim që në të gjitha kazermat e FSK-së të ngritet flamuri amerikan në kujtim dhe nderim të të gjithë burrave e grave të kombit amerikan, të cilët me sakrificë të madhe dhe vendimin e tyre historik ndryshuan fatin.

Lexo po ashtu:  Vaj kanabisi edhe për Covid-19

Postimi i plotë i kryeministit Kurti:

Idetë dhe idealet më fisnike, besimi në liri, barazi dhe të drejta individuale, përfshirë të drejtën e çdo personi për të kërkuar lumturinë – që burojnë nga Deklarata e Pavarësisë së ShBA-ve, vazhdojnë të frymëzojnë popuj e individë anembanë botës.

Në këtë ditë të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shteti i Kosovës i bashkohet festës së popullit dhe institucioneve të ShBA-ve, partnerë dhe aleatë të pazëvendësueshëm në arritjet tona.

Gëzuar 4 Korrikun!

MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!